Policia e Durrësit ka vënë në pranga ditën e sotme dy persona, pas një sherri të ndodhur në këtë qytet.
Siç bën me dija policia, të arrestuarit janë Pëllumb Cenalia, 39 vjeç dhe Ramiz Brati 25 vjeç, të dy banues në Arapaj, Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30,ne lagjen Nr.11 Durrës, në vendin e quajtur “Sheshi Pranvera”, ku ata janë konfliktuar për motive të dobëta me I. M. 36 vjeç, banues në Durrës.
Në momentin kur kanë ndërhyrë punonjësit e policisë, personat e arrestuar i kanë kundërshtuar, fyer dhe përdorur dhunë ndaj uniformave blu.
Në lidhje me këtë ngjarje, blutë e Durrësit bëjnë me dije se materialet hetimore i’a kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Kundërshtimi I punonjësit të policisë së rendit publik”./a.m.