• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Durrës/ Breshëri drejt banesës së Denis Shtrazës, plagoset fëmija 12-vjeç

by A R
12/05/2016 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një fëmijë 12-vjeçar mbeti i plagosur nga një plumb rikoshet si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një banese në Durrës.

Parapraksiht bëhet me dije nga policia se në këtë shtëpi jetonte familjan e Denis Shtrazës, njëri prej personave që dyshohej se u përfshi në vrasjen e Gazmend Çollakut disa muaj më parë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar, ku “persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së shtetasit me inicialet D.SH”, sqaron policia.

Për pasojë mbeti i plagosur nga një plumb rikoshet fëmija 12 vjeç, nipi i Denis Shtrazës.

Fëmija u dërgua gjatë mesnatës në Spitalin e Traumës në Tiranë nga ku mësohet se plumbi i ka përshkuar tej për tej kafkën, raporton “News 24”. Ndërkohë policia raportoi më herët se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Denis Shtraza nuk ndodhej në banesë, pasi ai gjendet në qeli i arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut. Shtraza u arrestua në Rinas në tentativë për tu larguar nga vendi.

Specialistët për Krimet dhe grupi hetimor po kryejnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

gazmend-collaku

*Gazmend Çollaku, i ekzekutuar pak kohë më parë (vepër për të cilën akuzohet Denis Shtraza)

Kush është Denis Shtraza

Denis Shtraza është qëlluar mbrëmjen e datës 4 shkurt 2013 me armë zjarri pranë një lokali në Durrës gjatë kohës që po qëndronte me një shok. Ngjarja ka ndodhur në sheshin ‘Taulantia’.
Ai është transportuar nga kalimtarë të rastit menjëherë drejt spitalit rajonal të Durrësit, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë, pasi mori dy plumba në trup është dërguar në Spitalin Ushtarak.

Në vitin 2009 Denis Shtraza u ekstradua nga Gjermania ku dhe u arrestua pasi ishte i kërkuar për dy plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Shtraza njihet si mik i një personazhi shumë të njohur për policinë në Tiranë.

Mendohet se Shtraza ka qenë aktiv edhe në Durrës. Pak muaj pas atentatit ndaj tij, në afërsi të Malit të Robit u vra nje mik i afërt i Shtrazes, shtetasi Ervis Tafaruçi. Ai u ekzekutua ndërsa po udhëtonte në drejtim të qytetit të Kavajës. Sipas dëshmitarëve okularë, një automjet tip fuoristradë, në ngjyrë të zezë i është afruar me shpejtësi mjetit të drejtuar nga Tafaruçi, duke lëshuar një breshëri plumbash.

Në drejtim të tij është qëlluar të paktën 24 herë, katër prej të cilëve kanë prekur të riun, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Viktima kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu. Sipas policisë, vrasja e 34-vjeçarit, me 31 maj 2013, është vazhdim i një atentati të cilit viktima i shpëtoi në shëtitoren “Taulantia” në Durrës. Prej këtij atentati mbeti i plagosur rëndë shoku i tij, Denis Shtraza.

Ekstradimi nga Gjermania

Ne prill 2009, forcat e policisë së Durrësit në bashkëpunim me strukturat e policisë së shtetit dhe të Interpol Tirana kanë mundur të venë para drejtësisë Denis Shtrazen, të kërkuar për plagosje dhe tentativë vrasjeje, i cili kishte mundur të fshihej në Gjermani për disa muaj.

Sipas policise, Denis Shtraza ishte bashkëpunëtor në plagosjen e shtetasit Llazar Zoto, ngjarje e 11 muajve më parë, ndërsa mëngjesin e 20 shtatorit të vitit të kaluar pas një konflikti me motive të dobëta ka qëlluar me pistoletë mbi shtetasin Hektor Kollçaku, duke i shkaktuar plagë të rënda. Ngjarjet kanë ndodhur në kohë të ndryshme në dy lokale të qytetit bregdetar.Burimet shtuan se Gjykata e Durrësit ka marrë masën e arrestit në mungësë për Shtrazën më 1 dhjetor të vitit  2008, ndërsa kapja dhe ekstradimi i tij nga Gjermania u bë i mundur një vit me vonë.

plumbabanesa-e-denis-shtrazes

*Banesa e sulmuar me armë 

/a.m.

Next Post

(FOTO) Kur yjet e Hollywood-it shkelnin për herë të parë mbi tapetin e kuq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com