• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Durrës, bllokohen 188 tonë mish pule e derri nga Brazili, dyshohet të jetë i kalbur

by Java News
28/03/2017 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Porti i Durrësit është i vetmi prej të cilit hyjnë ngarkesat me mish nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka bllokuar importet prej dy ditësh. Vendimi u mor pas skandalit që shpërtheu me mishin e kalbur të Brazilit.

Deri tani, Shqipëria ka bllokuar 134 ton mish derri dhe 54 ton mish pule, në magazinat frigoriferike të tre subjekteve që ndodhen në Tiranë, në Fier dhe një tjetër në Elbasan, raporton tv klan.

Kontrollet po kryhen pasi mishi i ardhur nga Brazili ka arritur të thyejë edhe rregullat e sigurisë në vendet e Bashkimit Europian.

Por sa e kanë autoritetet shqiptare nën kontroll situatën?

Shoqata e Prodhuesve të Mishit thotë se siguria ushqimore në vendin tonë nuk është aty ku duhet.

Ekspertët e ushqimit thonë se është e vështirë të fshehësh mishin e kalbur, për shkak të eres së tij, por dyshimet janë se mbi të hidhen solucione që largojnë çdo lloj arome, raporton tv klan.

33 zyrtarë në Brazil janë nën hetim për dyshime se janë përfshirë në skandalin e eksportit të mishit të viçit të kalbur. Brazili eksporton çdo vit 11 miliardë dollarë mish, duke nxjerrë në vend të dytë Kinën, nga fuqia eksportuese e këtij produkti.

a.ç

Next Post
Shukri Xhelili kërkon ‘arrest shtëpie’ për shkaqe shëndetësore, gjykata rrëzon kërkesën

Shukri Xhelili sërish para drejtësisë, nis hetimi pasuror ndaj ish-kryebashkiakut të Dibrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com