Rreth 69 kg drogë janë zbuluar nga Policia Kufitare në bashkëpunim me efektivët e Policisë Durrës dhe Doganën që mbikëqyr sistemin e skanerit.
Burime zyrtare pohojnë se është arrestuar poseduesi i lëndës narkotike, 26vjeçari Klajdi Toçi nga Elbasani.
Paraditen e sotme gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në mjetin kamion me targa AA 494 KN, me drejtues dhe pronar 26vjeçarin Toçi, në brendësi të ngarkesës me lëndë djegëse pele u gjetën 64 pako me peshë rreth 69 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
BW