Policia e Shtetit ka sekuestruar mallrat e një biznesmeni në Durrës, pasi i shiste të falsifikuara. Sipas policisë, ai i shiste mallrat me emrin e markave të njohura, si dhe u shmangej detyrimeve tatimore. Policia bëri të ditur se në kuadër të goditjes së informalitetit dhe paligjshmërisë, ka ndaluar 25-vjeçarin, Ilir Hima, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Hetimi Doganor, në aktivitetin që ushtronte Hima, u konstatua një shmangie e detyrimit doganor në shumën rreth 856 595 lekë, duke mos deklaruar në mënyrë të plotë të gjithë sasinë e mallrave dhe dyshohet se në këto mallra përdorte emrin e markave të mbrojtura.
Iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provave materiale:
• 2046 copë rripa mesi;
• 3292 copë çanta;
• 1785 copë portofola;
• 123 copë kapele dhe
• 35 copë ora dore.