• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Durrës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis

by El Be
27/02/2026 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Durrësit ka finalizuar një operacion të koduar “Siguria”, duke goditur disa raste të mbajtjes së armëve dhe lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të befasishme të zhvilluara në 12 orët e fundit, u sekuestruan 2 armë zjarri, një kallashnikov dhe një pistoletë,, municion luftarak, 4 armë të ftohta, lëndë narkotike kanabis, 2 automjete dhe 5 celularë.

Në Sukth, policia ndaloi një automjet ku udhëtonin tre persona. Gjatë kontrollit u gjet një kallashnikov, ndërsa drejtuesit të automjetit iu sekuestrua edhe një sasi kanabisi. Në vijim të hetimeve, në banesën e një tjetër shtetasi u gjetën 3 armë të ftohta. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë katër persona: S. M., 29 vjeç; F. S., 25 vjeç; B. B., 25 vjeç; dhe J. H., 31 vjeç.

Po ashtu, në lagjen nr. 14 të Durrësit, policia ndaloi një tjetër automjet ku iu gjet një pistoletë me fishekë. Në këtë rast u arrestua shtetasi Z. K., 20 vjeç, ndërsa ndaj një tjetër personi, M. B., 23 vjeç, nisi procedimi penal pasi dyshohet se ka pasur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. Policia bën të ditur se kontrollet në kuadër të planit operacional “Siguria” do të vijojnë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qark.

Njoftimi i plotë i Policisë

DVP Durrës

Plan operacional i koduar “Siguria”, për rritjen e parametrave të sigurisë në qark.

Në zbatim të planit të masave, gjatë 12 orëve të fundit janë evidentuar dhe goditur dy raste të lëvizjes me armë zjarri dhe lëndë narkotike, si dhe një rast i mbajtjes së armëve të ftohta.

Janë sekuestruar 2 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 1 pistoletë), municion luftarak, 4 armë të ftohta, lëndë narkotike kanabis, 2 automjete dhe 5 celularë.

Janë vënë në pranga 5 shtetas që i mbanin këto sende në automjete/banesa.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës dhe Patrullat e Përgjithshme të komisariateve në varësi të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara për disa shtetas që posedonin armë zjarri, armë të ftohta dhe lëndë narkotike, në zbatim të detyrave të planit operacional “Siguria”, zhvilluan një sërë kontrollesh të befasishme.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Sukth automjetin me të cilin qarkullonin 3 shtetas. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 karikatorë dhe 17 fishekë, ndërsa drejtuesit të automjetit, shtetasit S. M., gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Në kuadër të hetimeve për këtë rast, u krye kontroll në banesën e shtetasit J. H., ku u gjetën 3 armë të ftohta (2 mjete prerëse dhe 1 dorezë metalike).

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi S. M., 29 vjeç; 2 pasagjerët, shtetasit F. S., 25 vjeç dhe B. B., 25 vjeç, të dy banues në Sukth, si dhe shtetasi J. H., 31 vjeç, banues në Kuçovë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë penale të këtyre shtetasve.

Po gjatë kontrolleve të befasishme, në lagjen nr. 14, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin Z. K., të cilit iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me 6 fishekë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi Z. K., 20 vjeç, banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 23 vjeç, banues në Shkozet, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për këtë rast, por nuk ka kallëzuar.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Zbatimi i detyrave të përcaktuara në planin operacional të koduar “Siguria” vijon.

Next Post
Presidentja e RMV në krah të Begaj: Bashkëpunimi mes vendeve është thelbësor për forcimin e stabilitetit dhe paqes

Presidentja e RMV në krah të Begaj: Bashkëpunimi mes vendeve është thelbësor për forcimin e stabilitetit dhe paqes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

February 27, 2026
Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

February 27, 2026
Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

February 27, 2026
Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

February 27, 2026
“Mburrem që jam shqiptar”, motivet kuq e zi të deputetit revoltojnë kryeministrin maqedonas

“Mburrem që jam shqiptar”, motivet kuq e zi të deputetit revoltojnë kryeministrin maqedonas

February 27, 2026
Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313”

Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313”

February 27, 2026
Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

February 27, 2026
Vuçiç për “planin sekret” amerikan: Nuk e flas me Rubion, Kosova është Serbi

Vuçiç për “planin sekret” amerikan: Nuk e flas me Rubion, Kosova është Serbi

February 27, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

U shkarkua nga posti i Ministres së Jashtme, reagon për herë të parë Elisa Spiropali: Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim

February 27, 2026
Krijohet Komanda Kibernetike e Ndërlidhjes, ministri Vengu: Jemi trajnuar nga aleatët amerikanë

U shkarkua si ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu: Ishte privilegj ta udhëhiqja këtë ministri!

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In