Një 52-vjeçar u arrestua nga Policia e Durrësit pasi i ka vënë flakën një makinë Range Rover.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa pas hetimeve të kryera, policia e qytetit bregdetar ka zbardhur arsyet e kësaj ngjarje. Makina është në pronësi të një personi me inicialet K.K, me të cilin 52-vjeçari Arben Xhani, disa muaj më parë kishte pasur një konflikt për motive të dobëta.
Xhani është vënë në pranga pasi këtë mëngjes rreth orës 04:00 i vuri zjarrin makinës së personit me të cilin ishte konfliktuar, shkruan express. Automjeti ishte i parkuar në rrugicën pranë banesës së pronarit, në lagjen numër 8.
I arrestuari akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi I pronës me zjarr”.