Një atentat me armë zjarri në fshatin Rrotull të Durrësit për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një 37-vjeçari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmbjen e djeshme. Sipas policisë dy persona ende të paindentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit Volksvagen Tuareg me targa AA 006 ML, me drejtues shtetasin me inicialet A.H. 37 vjeç, banues në Tiranë.
Personi që ishte objektiv i atentatit ishte duke udhëtuar drejt banesës së prindërve në fshatin Rrotull. Ai nuk ka pësuar asnjë dëmtim.
Me të marrë njoftimin, menjëherë në vendngjarje shkuan efektivat e Policisë, të cilët sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 gëzhonja, kalibri 7.62 mm dhe vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës përveprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe” Prodhimi dhembajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 78,22 dhe278/2 të Kodit Penal./a.m.