Një 32-vjeçar që peshkonte me pushkë deti në zonën e Currilave, dyshohet të jetë mbytur ditën e djeshme.
Familjarët kanë njoftuar policinë, pasi Silvi Prifti nuk është kthyer në banesë pasi ka dalë nga shtëpia me veshjen e zhytësit për të peshkuar.
Forcat e policisë, polumbarët dhe Forcat Detare janë duke këkruar në vikën Currila-Kallm për të gjetur të riun nga Kavaja me banim në Durrës.
“Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.
Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare”, thotë policia./a.p