Një 21-vjeçar nga Fushë-Kruja është arrestuar në Durrës pasi policia kishte informacione në rrugë operative se ishte i armatosur.
Emiljan Uka u kap duke udhëtuar me taksi. Gjatë kontrollit, në çantë e dorës iu gjet një pistoletë tip “Ecol” me 8 fishekë.
I riu u arrestua në flagrancë ndërsa arma u sekuestrua.
/a.r