• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duro “bekon” Shqipërinë: Do bëjmë surprizën në Euro 2024. Takim me historinë, dy lojtarë janë e ardhmja jonë

by Java News
16/11/2023 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një pikë në 2 ndeshjet e mbetura i dhuron Shqipërisë kualifikimin në Euro 2024, për herë të dytë në histori. Përballë janë 2 kundërshtarët më të lehtë të mundshëm, kuqezinjtë sfidojnë Moldavinë dhe Ishujt Faroe brenda pak ditësh. Trajneri i njohur, Shpëtim Duro në një intervistë ekskluzive për Sport News në News 24, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, analizoi në detaje kombëtaren e Sylvinhos.

Në fjalën e tij, Duro tha se në Europian do bëjmë surprizën, ndërsa si e ardhmja e përfaqësueses, ai vlerësoi Kumbullën dhe Brojën.

Çfarë ndjesie të la dekarat e Sylvinhos, e cilësoi si një finale, por në fakt mjafton vetëm një pikë.

Vlerësim maksimal. Është takim me historinë, janë ndeshje që mbahen mend gjatë. Deklarata e tij është jashtëzakonisht korrekte. Edhe sot ishte i qartë.

Është kjo sfidë kaq delikate? A ndryshon diçka fakti që na mjafton vetëm një pikë, a mund ta ndryshojë ky detaj mënyrën e lojës?

Patjetër që është ndeshje vendimtare, pasi mbahen mend gjithë jetën. Ashtu siç mbahet mend ndeshja me Armeninë, edhe kjo ndeshje do mbahet mend. Nuk duhet të ndryshojë.Në të gjithë fushatën kualifikuese, si jashtë edhe brenda, kemi patur fizionomi dhe strategji të caktuar. Kjo ka qenë një karakteristikë e skuadrës tonë. Mund të jetë i njëjti formacion.

Pas këtyre rezultateve fantastike, a është tani ky ekip në presion për të fituar me lojë dhe rezultat? Më kujtohet sfida e parë më Moldavinë që edhe pse fituam 2-0 opinioni nuk ishte i kënaqur…

Çdo ndeshje ka historinë e saj. Në Tiranë ndaj Moldavisë nuk e patëm të lehtë, këto ndeshje janë të atilla. Nuk i lejuam për asnjë moment që të na rrezikojë. Janë lojtarë që në çdo moment të japin shpresë për të zgjidhur ndeshje. Kjo është ndeshje tjetër.

Moldavia është një ekip i pamposhtur në shtëpi, është në lojë, kërkon fitoren me çdo kusht, sa do të ndikojnë këtë detaje në takimin e së premtes?

Janë ekip i shpejtë në kundërsulm. Mund të them që mund të kemi një avantazh, pasi ata nuk kanë çfarë të humbin. Kjo situatë do bëjë që ata të lënë hapësira. Kam besim te ekipi, për atë që kanë dhuruar deri më tani!

Është kjo një nga ato ndeshje, ku individë si Asani, Bajrami, Asllani, pra lojtarë që godasin kuadratin nga jashtë zonë, apo mund të luajmë në kundërsulm. Në leximin që t’i i bën këtij takimi, ku do vendoset kjo sfidë? Kush mund ta vendos?

Ne kemi lojtarë që zgjidhin ndeshjen në momente të veçanta. Kemi futbollistë që janë në gjendje të mirë, të cilët godasin mirë në portë. Mesfushorët Bajrami, Asllani, apo Ramadani, mund të jenë kërcënim serioz. Kemi shënuar shumë dhe kemi pësuar pak. Në krahasim me eliminatoret e tjera, jemi shumë më mirë në statistika. Kemi mbrojtje fantastike, ata e tregojnë veten edhe në Itali.

7-A është ky ekipi i “Euro2024”, a ka ndërtuar tashmë Sylvinho ekipin në kokën e tij. A ka vend për Brojën dhe Kumbullën. Flas për formacionin titullar?

Ka qenë fat i keq me Brojën. Siç është Broja, apo Kumbulla, e kam thënë që i përkasin dekadës së ardhshme. Është meritë e tij, e Silvinhos, kur mungoi Ismajli, u paraqit në mënyrë perfekte Ajeti. Uzuni është më i mirë, kemi shumë alternativa. Sylvinho do jetë me dhimbje koke. Vetëm 2 ndryshime nga Reja, pra të gjithë të tjerët aty kanë qenë. Pra, përmendim Asanin dhe Mitaj. Asllani aty ka qenë. Kjo është meritë e trajnerit, pra përfshirja ën skema dhe dhënia e 100% në fushë.

Mbyllet në Kishinau kualifikimi? Me sa pikë i mbyllin këto kualifikuese?

Nuk ka rëndësi. Nesër ka vlerë kualifikimi. Nuk kanë rëndësi pikët. Kemi patur rival me traditë në grup. Kualifikimi është i merituar, pasi kemi patur rival me traditë. Kjo është arritje e madhe.

Kaq e fortë është Kombëtarja jonë?

Duke patur parasysh shortin, me ekipe Polonia me Çekinë që janë shumë të forta. Duke shfrytëzuar gjendjen jo të mirë të tyre, ne me merituam arritëm në vendin e parë.

Cili ishte momenti, ndeshja, apo detaji që të bindi plotësisht, ai moment që the, Po ky ekip do të shkojë në Evropian?

Momenti më i rëndësishëm i këtyre eliminatore ka qenë barazimi me Çekinë. Kjo i dha moral skuadrës për të bërë përformancë të mirë më pas.

Kë do veçoje, cili është detaji më i rëndësishëm te ky ekip, çfarë e bën ndryshe këtë përfaqësuese të ndërtuar nga Sylvinho?

Është një ekip që ka tregues teknikë të mirë. Ky është ekuilibri, ka shënuar shumë dhe ka pësuar pak. Jemi shumë të sigurtë në prapavijë. Jemi të rrezikshëm në situatat 1 vs 1.

Vijon t’i qëndrosh besnik idesë se në Evropian do të bëjmë surprizën, të është përforcuar kjo ide?

Padiskutim. Do vijnë edhe lojtarë të tjerë. Do bëjmë surprizë, duke patur parasysh cilësinë e lojtarëve. Në Gjermani do duket sikur jemi në Shqipëri, për shkak  të përkrahjes së madhe./m.j

Next Post
“Padi të re”/ Ish presidenti i ‘Partizanit’: Shkëlzeni e Argita më bënë presion! M’u ofruan 500 mijë euro e apartamente në emër të familjes Berisha

Laçi: Daja i Malltezit merrte lekë për stërvitje te Partizani, ka fatura! Kam pasur presion pas padisë! Berisha kapo i grabitësve...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

February 22, 2026
Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

February 22, 2026
Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

February 22, 2026
Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

February 22, 2026
Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

February 22, 2026
Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

February 22, 2026
Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

February 22, 2026
Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

February 22, 2026
Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

February 22, 2026
Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In