• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Durimi për drejtësi po soset”/ U vra në 21 Janar nga Garda, familja Aleks Nikës: Ta hetojë SPAK! Gjakun nuk e…!

by Java News
20/01/2023 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dymbëdhjetë vite më parë, i goditur nga plumbat e Gardës të Republikës mbeti i vrarë protestuesi Aleks Nika.

Pak më tutje në bulevard u vranë edhe 3 protestues te tjerë. Në vigjilje të 21 Janarit të dymbëdhjetë, familja Aleks Nikës, i ka dërguar një letër drejtuesve më të lartë në vend ku thuhet se nuk ka vullnet politik për ta  ndëshkuar këtë krim shtetëror.

Familja Nika nis një letër, disponuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, me zhgënjimin ndaj të gjitha institucioneve shqiptare dhe trupit diplomatik për të vënë para drejtësisë ata që ekzekutuan të afërmin e tyre.

“Ky krim shtetëror nuk konsiderohet se është kompetencë e hetimit nga SPAK dhe mbahet në hetim nga Prokuroria e Tiranës. Kjo ndodh sepse mungon në tërësi vullneti politik për ta zbardhur këtë krim të rëndë, deri në momentin që parashkruhet siç ka ndodhur dhe në shumë raste të tjera për krime të rënda shtetërore ku janë përfshirë politikanë të rëndësishëm dhe i kanë shpëtuar dënimit”.

Familja e Aleks Nikës ngulmon se kjo vrasje duhet hetuar nga SPAK.

“Ne kemi kërkuar me insistim që çështja penale ti kalojë për kompetencë SPAK-ut dhe të hetohet në drejtim të urdhëruesve të atyre që kanë dhënë urdhër për të qëlluar, pa asnjë shkak ligjor ndaj demonstruesve në mes të bulevardit. Kjo bëhet me qëllimin e vetëm që të tërë politikanët që janë implikuar në këtë veprimtari kriminale, direkt dhe indirekt me pasoja shumë të rënda, mos të vihen para përgjegjësisë penale”.

Të ndodhur përballë një drejtësive të vonuar që është drejtësi e mohuar Familja Nika thotë:

“Ne si familje e ndjejmë vetën të mashtruar si nga politika shqiptare ashtu edhe nga trupi diplomatik. Durimi jonë po soset. Kërkojmë edhe njëherë që opinioni publik shqiptar të mposhtë mungesën e vullnetit politik të gjithë kësaj klase politike. Gjakun e djalit, babait të fëmijëve ne nuk e harrojmë.

Në 21 Janar 2011 opozita socialiste kishte thirrur një protestë pas publikimit të një video në emisionin Fiks Fare,  ku Ilir Meta atë kohë zëvendës kryeministër, në qeverinë Berisha shfaqej me një bllok të zi në dorë, duke bërë pazare me ish-ministrin e ndjerë Dritan Prifti. Protestuesit u përballën me plumbat e Gardës së Republikës, ku krahas Aleks Nikës mbetën të vrarë edhe Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtajt.

Të vetmit të dënuar për këtë krim të 12 viteve më parë janë ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi me një vit burg dhe gardisti Agim Llupo me tre vite burg. Vrasja e Aleks Nikës, 12 vite më pas vijon të mbetet pa autor./m.j

Next Post
“Rama, garantues i të drejtave të shqiptarëve në RMV”/ Kasami: Do ulemi e bisedojmë kokë më kokë. Ali Ahmeti…!

“Rama, garantues i të drejtave të shqiptarëve në RMV”/ Kasami: Do ulemi e bisedojmë kokë më kokë. Ali Ahmeti...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In