• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dumreja, “thesari” që mbart nëntokë 5 miliardë fuçi nafte

by Artur Ajazi
10/03/2022 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një mundësi për të zgjidhur përfundimisht krizën në Shqipëri

Nga Artur Ajazi

Zona e harruar prej vitesh nga qeverisja e Sali Berishës, ajo e Dumresë në Elbasan, sot është transformuar në një atraksion turistik të mahnitshëm për shqiptarët dhe të huajt. Belëshi, ka shanse të marrë një zhvillim marramendës, jo vetëm për bukuritë dhe resurset por edhe sepse, pas kërkimeve të bëra në vite, kompani të huaja, kanë zbuluar se nëntoka atje ka rezerva të paparashikueshme nafte. Disa vjet më parë një kompani e huaj, ka njoftuar se “ në Dumre ka gjasa të ketë mbi 5 miliardë fuçi nafte, dhe kjo padyshim mbetet një mrekulli për ju”. Sipas specialistëve të ekspeditës amerikane “Sky Petrolium INC, kompani nafte me qendër në Austin Teksas SHBA, ka bërë të ditur se ka zbuluar deri në 1 miliard fuçi nafte në zonën e Dumresë që në të vërtetë është vetëm një nga tre brezat e kërkimit”. Zbulimi është kryer duke mbajtur parasysh edhe studimet e mëparshme në këtë zone, të bëra nga viti 1932 deri 1967. Në fakt, deri në vitin 1997 në zonën e Dumresë, janë kryer dhjetëra kërkime për naftë. Por thellësia e shpimeve nuk ka shkuar më shumë se 5 mijë metra. I vetmi pus që u shpua rreth 8 mijë metra, është ai që ndodhet në fshatin Xibrakë të Shalsit. Një nga punëtorët e kësaj platforme, shprehet se ka punuar rreth 6 vjet në këtë pus. Sipas tij, gjatë shpimeve ka dalë disa herë gaz, dhe më në fund specialistët e huaj, u larguan duke lënë enigmë se çfarë u zbulua në këtë vend. “Këtu në Xibrrakë deri në 1996, ka qenë një kantier i vërtetë. Fillimisht e kishim ne dhe shpuam deri në 6400 metra. Hasëm në gaz, por jo në gurë gëlqerorë. Më pas erdhi një firmë e huaj çeke më duket. Ajo bëri shpime të tjera, pasi solli aparatura të fundit. Mbaj mend që ka ardhur edhe ish-kryeministri i atëhershëm Meksi që ka parë nga afër punimet. Mendoj se kompania e huaj arriti në naftë, por nuk di se si, në një kohë kur punimet vazhdonin ajo i ndërpreu, vulosi pusin dhe u largua. Që atëherë ky pus që ka ende hekurin e shpimit nga firma e huaj vazhdon të jetë i bllokuar. Unë mendoj se ata hasën në naftë, por ndoshta nuk ranë në marrëveshje dhe u tërhoqën duke e bllokuar pusin”- shpjegon punëtori nga Belëshi. Ai mendon se nëntoka ku banon është e pasur me naftë dhe se zbulimi i kësaj sasie do të sillte dobi për qytezën, dhe eleminimin e krizës. Specialistët e fushës mendojnë se, mund të shpohet më tej këtij pusi të vulosur, pasi me aparaturat që janë sot, mund të gjendet shumë naftë. Dumrea ka rezerva të mëdha, dhe kjo është e vërtetuar në fshatin Pekishtë, ku nisi prej 1996 të nxirret naftë. Banorët e Belëshit shprehen se “e mirëpresim këtë iniciativë, pasi kështu mund të punësohemi, gjithë zona është mjaft e interesuar për çdo studim apo shpim që bëhet këtu, kjo do ti jepte fund krizave për karburante në Shqipëri”. Në zonën e Dumresë, ka me dhjetra ish-punëtorë të firmave të huaja që dikur kërkonin naftën, dhe shprehen se “jemi paguar mirë asokohe”. Firmat e huaja sipas tyre “kishin aparatura e teknologji të avancuar, dhe thonin se , ka sasi të mëdha nafte këtu”. Banorët e zonës janë të bindur se në Xibrrakë të Shalsit qarkullon “ar i zi”. Ata presin me padurim që të rifillojnë punimet. Shpresojnë në punë, në naftë më të lirë dhe në zhvillim të biznesit me zbulimin e naftës. Ata ndjekin me vëmendje çdo lajm që jepet për zonën e tyre.Në qytezën e bukur të Belshit e ndodhur në një natyrë të privilegjuar, banorët komentojnë në mënyra të ndryshme studimet që lexojnë në shtyp për naftë në territorin e tyre, por të gjithë janë të mendimit se “në Dumre ka naftë dhe në sasi të mëdha”. Dumreja është zonë naftëmbajtëse, pasi kufizohet me Kuçovën. Në këtë zonë janë kryer mjaft kërkime dhe të gjitha të dhënat të çojnë në përfundimin se atje ka rezerva nafte. Në zonën e Dumresë ka patur puse në shfrytëzim si në fshatin Pekisht. Puset janë shpuar atje qysh në vitet ‘30-të nga kompanitë italiane, kurse kërkime janë bërë në Shalës dhe thuhet se janë gjetur sasi të mëdha nafte. Këtë fakt e mbështet edhe shtrirja gjeografike e Dumresë që është në verilindje të zonës së Kuçovës në zonën me rezerva të mëdha të naftës në Shqipëri. Sigurimi dhe shfrytëzimi i rezervave të zonës do të ishte në interes të zhvillimit të mëtejshëm të asaj zone, dhe zgjidhjen e krizës aktuale. Në fshatin Rrasë dhe Pekisht vazhdojnë të punojnë puse që janë ngritur që nga viti 1967. Edhe pse kanë një teknologji të amortizuar, nga këto puse duhet të nxirret naftë. Edhe pse puse janë shpuar vetëm në 1200 metra thellësi, megjithatë buron naftë. Të moshuarit e zonës së Dumresë shprehen se “ sipas gojëdhënave në këtë territor kalon një lumë i madh nafte, por që duhet punë, kërkime dhe shfrytëzim urgjent për të punësuar njerëzit, dhe lehtësuar krizën aktuale”.
Next Post
Lufta në Ukrainë/ Vladimir Putin bisedë telefonike me Macron dhe Scholz

Lufta në Ukrainë/ Vladimir Putin bisedë telefonike me Macron dhe Scholz

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Edhe 500000 miliarde po te jene ne dumre nga nuke jane per popullin,ato ishin e jane per hajdutet e ktyre 30 vjetve.Filloje me plakun,tosin lir floririn e se fundmi edvin k/hajdutin,prandaj kote i jepni zore vetes duke shkruatur ne gazeta.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot Kuvend/ ‘Breshëri’ interpelancash, pritet të miratohen ndryshimet në rregullore

Sot Kuvend/ ‘Breshëri’ interpelancash, pritet të miratohen ndryshimet në rregullore

May 21, 2026
Nuk paraqitej në punë, Hita shkarkon nga detyra të besuarin e Prodës, Ulian Shpataraku

Nuk paraqitej në punë, Hita shkarkon nga detyra të besuarin e Prodës, Ulian Shpataraku

May 20, 2026
VIDEO/ Aktivistët e Flotiljas lidhen të gjunjëzuar nga forcat izraelite, ministri izraelit tallet me protestuesit, indinjatë në Perëndim

VIDEO/ Aktivistët e Flotiljas lidhen të gjunjëzuar nga forcat izraelite, ministri izraelit tallet me protestuesit, indinjatë në Perëndim

May 20, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Fundi i Berishës do të jetë fundi i PD! Me Salianji nuk bashkohem, pasi tradhtoi qëndrimin tonë

May 20, 2026
“Aktivisti shqiptar ndodhet në Izrael”, reagon MEPJ: Po punohet për kthimin e Baki Goxhajt në atdhe

“Aktivisti shqiptar ndodhet në Izrael”, reagon MEPJ: Po punohet për kthimin e Baki Goxhajt në atdhe

May 20, 2026
Nominimi i Eric Wendt , ish-ambasadori Çejku: Kur SPAK përmendet në Senat do të thotë se SHBA kanë vëmendje të madhe

Nominimi i Eric Wendt , ish-ambasadori Çejku: Kur SPAK përmendet në Senat do të thotë se SHBA kanë vëmendje të madhe

May 20, 2026
Përplasjet mes kompanive, Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës: Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin

Përplasjet mes kompanive, Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës: Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin

May 20, 2026
Zogaj për ambasadorin e ri të SHBA: Gjenerali Wendt do lërë gjurmë më shumë se kushdo, mbështetje e fortë për SPAK

Zogaj për ambasadorin e ri të SHBA: Gjenerali Wendt do lërë gjurmë më shumë se kushdo, mbështetje e fortë për SPAK

May 20, 2026
Ambasadori i ri i SHBA, Vangjeli: Wendt, si një kostum i prerë dhe i qepur me porosi për nevojat që ka Shqipëria

Ambasadori i ri i SHBA, Vangjeli: Wendt, si një kostum i prerë dhe i qepur me porosi për nevojat që ka Shqipëria

May 20, 2026
Ilir Meta flet për letrën që trazoi politikën: Ja çfarë i kërkova kreut të SPAK-ut Klodian Braho

Ilir Meta flet për letrën që trazoi politikën: Ja çfarë i kërkova kreut të SPAK-ut Klodian Braho

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In