• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dumani takohet me prokuroren belge: SPAK po rrit ndjeshëm kapacitetet në luftën kundër krimit të organizuar

by S T
06/11/2024 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK ka zbardhur detaje nga takimi mes Altin Dumani dhe kryeprokurores federale të Belgjikës Ann Fransen.

SPAK bën me dije se takim shënon një hap të rëndësishëm për bashkëpunimin mes autoriteteve shqiptare dhe atyre belge, në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të narkotikëve dhe pastrimit të parave.

“Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, mirëpriti Drejtuesen e Prokurorisë Federale të Belgjikës, Znj. Ann Fransen, Prokurorin Federal, përgjegjës i seksionit në luftën kundër krimit, Z. Geert Schoorens si dhe një delegacion prokurorësh belgë gjatë vizitës së tyre dy-ditore në Shqipëri. Mes tyre u diskutua mbi angazhimin e përbashkët për ta ngritur në nivele më të larta bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar.

Z. Dumani theksoi përkushtimin e Prokurorisë së Posaçme për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht me agjencitë ligjzbatuese evropiane, për hetimin e rasteve komplekse që përfshijnë si Shqipërinë, ashtu edhe Belgjikën. Znj. Fransen vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit me SPAK dhe nënvizoi ruajtjen e këtij standardi komunikimi mes institucioneve duke e vënë theksin në ndarjen e informacionit dhe zhvillimit të hetimeve të përbashkëta, për të përballuar sfidat që paraqet krimi i organizuar në të dy vendet.

Në takime të veçanta me prokurorë të tjerë të Prokurorisë së Posaçme u diskutuan gjithashtu mekanizmat për përshpejtimin e komunikimit mes dy palëve dhe për qasje proaktive në shkëmbimin e të dhënave në kohë reale, duke rritur efikasitetin në ndihmën e ndërsjelltë juridike. Diskutimet u përqendruan në fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh për luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve dhe pastrimit të parave.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm të SPAK në përmbushjen e objektivave të tij duke krijuar një perspektivë pozitive për bashkëpunimin mes autoriteteve shqiptare dhe atyre belge, në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të narkotikëve dhe pastrimit të parave. Me këtë nivel të ri angazhimi dhe mbështetjeje nga agjencitë ligjzbatuese evropiane, SPAK po rrit ndjeshëm kapacitetet në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri dhe vendet e Bashkimit Evropian.”-njofton SPAK.

Next Post
VIP-at në fushatë, të famshmit që mbështesin Harris dhe Trump

‘F*ck you’ - Një mesazh për ekspertët e sondazheve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In