• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dumani: Shqetësimi më i madh i SPAK, gjyqtarët dhe prokurorët që kanë premisa për akte korruptive

by A R
25/11/2024 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Qendra ALTRI dhe Friends of Europe në kuadër të nismës “Shoqëria Civile kundër Korrupsionit: nga një sfidë vendase në një përgjigje Evropiane” po mban konferencën “Kontributi i Shoqërisë Civile për drejtësi të përbashkët dhe luftën kundër korrupsionit”.

Në këtë aktivitet, në të cilin marrin pjesë drejtuesit dhe përfaqësuesit e strukturave të drejtësisë, mes të cilëve edhe drejtuesi i Strukturës së Posaҫme kundër Korrupsionit, Altin Dumani,  janë publikuar edhe të dhënat e monitotimit të kryer për aktivitetin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë në periudhën Janar – Dhjetor 2023.

Gjatë fjalës së tij, Dumani ka ftuar shoqërinë civile që të bashkëpunojë me SPAK-un për tematika të caktura për të ju vënë në dispozicion të gjithë informacionin e kërkuar, përveç atij që konsiderohet sekret hetimor. Më tej, Dumani ka thënë se shqetësimi më i madh i SPAK janë prokurorët apo gjyqtarët që kanë premisa të kryejnë vepra korruptive.

Altin Dumani: Shoqëria civile është e ftuar që të bashkëpunojë me SPAK, të kërkojë informacion nga SPAK për tematika të caktuara. Edhe nga përmbajtja e raportit, SPAK kishte qenë i hapur duke vënë në dispozicion të gjithë informacionin e kërkuar, përjashtuar atë që është sekret, shikoj një ndërveprim mes SPAK-ut dhe organizatave të shoqërisë civile. Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë në të ardhmen për tematika të caktuara.

Ndjekja penale për subjekte që janë nënshtruar procesit të vettingut. SPAK ka pasur edhe raste ku ka aplikuar ligjin anti-mafia për subjekte të kësaj natyre. Kompetencat e SPAK-ut janë të kufizuara për veprën penale të fshehjes së pasurisë, apo të deklarimit të rremë. Kemi një numër të vogël subjektesh dhe kur sheh numrin e subjekteve të proceduar, krahasuar me numrin e përgjithshëm të subjekteve që ne kemi në kompetencë, shifrat janë të kënaqshme.

Ne nuk kemi qenë të verbër apo të shurdhër në raport me vendimet e organeve të vettingut. Ne kemi regjistruar procedime penale me iniciativën tonë. SPAK ka marrë në ndjekje penale gjyqtarë, anëtarë të KPA, prokurorë, oficerë të Policisë Gjyqësore. Kemi një numër të madh subjektesh për të cilët kemi ushtruar ndjekjen penale për korrupsionin pasiv të funksionarëve të drejtësisë. Do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë të kemi të dhëna që jemi para një vepre penale.

Shqetësimi në vlerësimin e SPAK më i madh nuk janë subjektet e shkarkuara për efekt të procesit të rivlerësimit, por janë ata që kanë kaluar këtë proces dhe vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shkallë të Parë apo në Apel kudo që janë. Fokusi jonë është edhe kjo pjesë. Ky është shqetësimi ynë më i madh se aktualisht ata janë në sistem dhe ka premisa që mund të kryejnë akte korruptive. Është detyra jonë që në çdo rast të ushtrojnë ndjekjen penale.

/a.r

Next Post
I dënuari nga britanikët për trafik: Desha të hyja në takimin e Ramës, por më njohën dhe…

I dënuari nga britanikët për trafik: Desha të hyja në takimin e Ramës, por më njohën dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In