• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dumani po fshin njollën e zezë të drejtësisë”, xhaxhai i Aleks Nikës: Thirrja e Bashës në SPAK na jep shpresë 

by Os De
30/10/2025 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk kërkojmë mëshirë, por drejtësi ligjore! Politika të qëndrojë larg”. Këtë mesazh përcolli në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, protestuesit të vrarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit më 21 janar 2011. 

14 vite pas kësaj ngjarje të rëndë, ku mbetën të vrarë 4 protestues të opozitës së asaj kohe, SPAK thirri këtë të enjte ish-ministrin e Brendshëm të kohës Lulzim Basha, i cili u pyet për gati dy orë nga prokurorët. 

Ky veprim i SPAK për familjarët e Aleks Nikës jep shpresë për drejtësi. Në A2 CNN, xhaxhai i tij theksoi se për këtë çështje ka pasur presion nga politika, por prokurorët sipas tij kanë kryer veprime që askush nuk mund t’i fshijë. 

“Ne përshëndesin SPAK veçanërisht kryetarin dhe prokurorin e çështjes që kanë bërë një punë të lavdërueshme në hetimin e çështjes. SPAK i vuri zemër drejtësisë. Ne nuk kemi kërkuar mëshirë, por vetëm drejtësi dhe politika të jetë larg hetimit të kësaj çështje. Kemi informacione se ka trysni akoma për ta zhbërë hetimin e 21 janarit. Por prokurorët e çështjes kanë kryer veprime që nuk është në gjendje politika dhe askush t’i fshijë. Koha na dha të drejtë Strasburgu ishte në favorin tonë. të vrasësh njerëz pa faj në bulevard vrasja e Aleksit na ka dëmtuar shumë, sepse  fëmijët e tij po rritën jetimë për shkak të krimit shtetëror të qeverisë së kohës. Sot thirrja e Bashës na jep shpresë se hetimi do të shkojë deri në fund. Se çfarë ka deklaruar nuk e dimë, por jam i bindur se ai ka dijeni të plotë si është organizuar ky krim shtetëror. Shpjegimet e tij do të kontribuojnë në hetimin e çështjes”. 

Duke shprehur vlerësime për kryeprokurorin Altin Dumani, të cilin konfirmoi në A2 CNN se a ka takuar personalisht, Nika theksoi se ai po fshin njollën e zezë të drejtësisë shqiptare. 

“Dumani bashkë me ekipin e shoh të jetë në zemër të drejtësisë dhe po i fshin njollën e zezë drejtësisë shqiptare. Ne nuk humbim shpresën dhe besimin e kemi te SPAK e drejtësia e re dhe mendoj që shumë shpejt prokuroria do ta përfundojë çështjen dhe do konkludojë për fajësinë e atyre që kanë përgjegjësi për vrasjen e Aleksit dhe shokëve të tij. Kërkojmë që çështja të hetohet sa më shpejt”. 

Ai tregoi për dhimbjen e familjarëve jo vetëm nga humbja e Aleks Nikës, por edhe nga mungesa e drejtësisë në këto vite. 

“Ne e vuajmë si familje veçanërisht prindërit e Aleksit presin çdo ditë që drejtësia të vihet në vend. Fajtorët të dënohen siç e meritojnë dhe ne me siguri do na lehtësojë dhimbjen se Aleksi nuk na kthehet më. Nuk kërkojmë mëshirë, por drejtësi ligjore. Është plagë e hapur që kërkon vetëm të vërtetën”. 

Next Post
VIDEO/ Berisha në Kuvend tenton të vendosë foton e Ramës dhe McGonigal, Gogu e rrëzon me një të fryrë

VIDEO/ Berisha në Kuvend tenton të vendosë foton e Ramës dhe McGonigal, Gogu e rrëzon me një të fryrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

February 19, 2026
Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

February 19, 2026
INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

February 19, 2026
Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

February 19, 2026
Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

February 19, 2026
Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

February 19, 2026
Ngjela paralajmëron zgjedhje të reja pas 2 muajsh: Nëse fryma amerikane e Bashës…

Ish-krerët e UÇK janë sot në burgim kriminal në Hagë me kërkesë nga Serbia

February 19, 2026

Zogaj: Devijim i akuzës dhe arsyes për të cilën është ngritur Specialja, UÇK në shënjestër

February 19, 2026
Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

February 19, 2026
Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In