• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dumani në krye të SPAK/ Meta: Përmes ligjeve antikushtetutese e kontrollit të vettingut, Reforma në Drejtësi u kthye në Ramaformë

by Java News
19/12/2022 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një koment për drejtësinë dhe zgjedhjen e kreut të ri të SPAK Altin Dumani, u shpreh se nuk ka pasur ndonjëherë besim tek SPAK.

I ftuar në emisionin “Pa censurë” në RTSH, Meta tha se krijohet përshtypja se me zgjedhjen e Dumanit do të “bëhet nami” por sipas tij nami po bëhet nga Rama që kalon nga vjedhja në vjedhje.

Pjesë nga biseda në studio:

Elona Meço: E shihni zgjedhjen e Dumanit në krye të SPAK-ut si një garanci që SPAK-u të mos jetë i kontrolluar nga qeveria?

Ilir Meta: Koha do të tregojë se cilat do të jenë rezultatet që do të arrihen, por, në çdo rast, duke e njohur mirë reformën në drejtësi, si ish kryetar parlamenti dhe si ish president, kam vënë re që reforma u shndërrua në një Ramaformë. Edhe drejtësia e re që pritej të ishte e pavarur, edhe në respekt të konsensusit që u arrit në parlament, përmes ligjeve antikushtetuese, përmes shkeljeve të kushtetutës, përmes kontrollit të vetingut, mori formën e Ramës, pra Ramaformë.

Elona Meço: Por ligjet i miratuat ju, megjithëse PD kundërshtoi miratimin e 6 prej 7 ligjeve kryesore të reformës.

Ilir Meta: Ramaforma ka ardhur si rezultat i akteve antikushtetuese, të marra në parlament. Meqë po flasim për çështjen e hetimit dhe prokurorisë, kushtetuta ka qenë tepër e qartë për çështjen e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, por, në fund të 2017-ës, procesi, me një akt antikushtetues u përdor nga Edi Rama. Përmes emërimeve të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, u bë të krijohej ajo KLP që u krijua, si dhe SPAK dhe gjithë institucionet e tjera që erdhën si rezultat i asaj KLP që buronte nga një akt antikushtetues i Kuvendit të Shqipërisë, që buronte nga votimi me 69 vota, pra nga Edi Rama.

Elona Meço: Duke qenë se SPAK buron nga një institucion i kapur, siç thoni, ju nuk keni besim te SPAK, as keni patur, as keni?

Ilir Meta: Nuk kam shprehur asnjëherë besim tek SPAK, pavarësisht se i kemi dhënë besim SPAK-ut që të provojë veten. Si president i kam çuar disa denoncime SPAK-ut, përfshirë dhe fallsifikimin e firmës së Kryetarit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit dhe nuk është ndërmarrë asnjë masë apo nuk ka konkluzion për këtë çështje. Këto janë çështje të rënda. Kur arrihet të falsifikohet firma e Kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese nga Parlamenti i Shqipërisë kundër Presidentit, çfarë mund të ndodhë me qytetarin. Ishte pastaj çështja e mos hetimit të zgjedhjeve me dosjen e Dibrës, që solli si pasojë edhe atë që ndodhi në Elbasan në zgjedhjet 2021. Për të mos folur pastaj për patronazhistët, që, në vend të hetonin Edi Ramën dhe vartësit e tij që përdornin të dhënat personale për qëllime shantazhi, hetuan dy gazetarë.

Elona Meço: Ju nuk keni besim as tek zgjedhja e Dumanit megjithëse për atë u investua ambasada amerikane?

Ilir Meta: Nuk e shikoj çështjen e reformës, as çështje emri, as çështje diplomatësh. E shikoj si çështje kushtetute, si çështje integriteti dhe si çështje rezultati, mbi të gjitha. Gjithë kjo zhurmë që bëhet  se po zgjidhet kreu i SPAK-ut, që ka një rol proceduarial, më duket sikur kërkon të krijojë iluzione përsëri, si njëherë e një kohë, që “prisni se sa të ikë ky Prokuror i Përgjithshëm, do të bëhet nami”, “prisni sa të krijohet SPAK, se do të bëhet nami”, “po prisni se sa të ndërrohet ky, do të bëhet nami”, kur ne e shikojmë që namin në këtë vend e bën vetëm Edi Rama, që po kalon nga megavjedhje në supermegavjedhje dhe nuk po shohim asnjë rezultat serioz.

Elona Meço: Një farë nami po bëhet, pasi një ish ministër është në burg, një ish deputet është në burg. Thuhet që po hetohen dhe ministra apo ish ministra të tjerë.

Ilir Meta: Çdo përpjekje për të paraqitur si sukses regjitë e Edi Ramës për të prodhuar ca bedela që njerëzit të merren me këta bedelë, që ai të vazhdojë të bëjë supermegavjedhje të tjera, këto nuk i ha askush. Rezoluta e Parlamentit Europian thotë se Shqipëria ka rënë me mbi 20 vende në indeksin e Transaparency International.

Elona Meço: Pra besoni që reforma në drejtësi ka dështuar?

Ilir Meta: Pyesni qytetarët. A nuk jemi ne vendi i dytë në botë për rryshfet, pas Zambias? A nuk vazhdon afera e incineratorëve? Nuk ka incineratorë dhe në vend që lekët të vinin nga kompania në Hollandë e të investoheshin këtu, shkojnë nga këtu në Hollandë e kudo tjetër në botë./m.j

Next Post
VIDEO/ Çfarë kaloi pa u parë nga ndeshja, tifozja “e çmendur” feston “topless” në mes të stadiumit fitoren e Argjentinës

VIDEO/ Çfarë kaloi pa u parë nga ndeshja, tifozja “e çmendur” feston “topless” në mes të stadiumit fitoren e Argjentinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In