Ish-deputetja e PD, Grida Duma, e ftuar në emisionin ‘Kjo javë’, ka folur për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ajo ka thënë prerazi se vendi ynë po penalizon Maqedoninë e Veriut, dhe se qëndrimi i politikës është i gjithi një show.
“Fatkeqësisht Shqipëria e penalizoi edhe Maqedoninë e Veriut. Duhet të ishin hapur negociatat, pesë, dy, një vit më parë. Po dëgjoj atë shown nga qeveria, se janë hapur negociatat. Problemi është se ka shkuar thika në palcë. Ne mendojmë se do na njihet diploma ne vendet evropiane, po ka vende që as liberalizimin e vizave nuk do na njohin”, tha ajo.