Duma komenton foton e Enverit me Berishën

Kjo Jave

Teksa ka komentuar foton e ish-kryeministrit Berisha me diktatorin Enver Hoxha, Duma u shpreh se nuk tregon asgjë pasi 80% e shqiptarëve kanë jetuar nën sistemin komunist dhe kanë punuar. Por sipas saj formësimi i atij sistemi ka ndikuar edhe në udhëheqjen e PD-së nga Sali Berisha.

“Nuk shikoj asgjë tek kjo foto. 80% e shqiptarëve kanë jetuar nën sistemin komunist. Nuk e ka fshehur ndonjëherë Berisha që ka studiuar në Francë. Ai hyn tek ambiciozët . Mendoj se një pjesë të betimit të hipokratit duhet ta kishte mbajtur edhe në politikë, por nuk e mbajti.  Ka arritur deri aty që të jetë pjesë e mjekëve që kanë shërbyer në bllok. Shqipëria ka ardhur në një moment që njerëzit që kanë punuar në sistemin komunist e kanë brenda tyre formësimin e atij sistemi dhe kjo ka ndikuar në lidershipin e tij të Partisë Demokratike. Ka ardhur momenti për një tranzicion brenda PD-së. Koha ka ardhur për një brez tjetër”- tha ajo.

Foltoren e 11 dhjetorit ajo e ka konsideruar një pengmarrje të PD-ë. Sipas saj është e rëndësishme të dihet se nëse sipas skenarit të tyre kërkojë shkarkimin e Lulzim Bashës në 11 dhjetor duhet të japin qëndrimin e tyre mbi vendimin e SHBA-ve përndryshe çdo gjë është pengmarrje.

“Është një akumulim Foltoresh, do të prodhojë një pengmarrje. E shkuara nuk është e ardhmja në asnjë ditë të jetës politike. Ajo gjuhë e Foltores, ajo politikë e brohoritjes së liderit pa asnjë kritikë, ka një problem të madh kur t’i i drejtohesh të njëjtit njeri pas kaq vitesh kur ai nuk ka mbajtur premtimet.  Ne po punojmë për Kuvendin e datës 18, delegatët kanë firmosur me shumicë. Ajo që nuk kuptohet qartë është çështja që me datë 11 o të mblidhen disa njerëz ë duan të shkarkojnë Bashën. Në këtë skenar do të vijë dikush tjetër, Ky person apo Berisha vetë çfarë qëndrimi do të mbajnë me  vendimin e SHBA-ve. Nëse Berisha u thotë demokratëve se nuk do e njoh vendimin e SHBA-së dhe u thotë demokratëve me mua do rrimë në rrugë dhe mendoni ju se një forcë pa institucion. Nuk është më çështja se çfarë do të ndodhë me datën 11 dhjetor. Duhet përgjigje se cili është qëndrimi që do mbajnë për vendimin e SHBA-ve”- tha ajo. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com