• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Duma-Dako përplasen për debatin (Video/Foto)

by
17/06/2015 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dako dhe Duma janë “përplasur” sërish sot me njëri tjetrin. Ata ishin të ftuar në një aktivitet të Shoqatës së Kontabilistëve në Durrës i cili ishte parashikuar për në orën 10:00.

Mirëpo pas këtij eventi, përplasja ka vahzduar me deklaratat e palëve respektive. E para që ka folur ka qenë zonja Duma, e cila ka shpërndarë një video kur Dako largohet nga takimi. Në kanalin e saj në youtube stafi I medias së Dumas shkruan:

“Shoqata e Kontabilistëve në Durrës kishte ftuar dy kandidatët për kryetarë bashkie në një përballje për platformat e tyre me një axhendë të konfirmuar nga të dy palët. Kandidati i maxhorancës erdhi i pari në takim duke kërkuar fillimisht që të largohehsin mediat dhe të vijonte i vetëm me kontabilistët. Me ardhjen e kandidates së djathtë Grida Duma, kandidati Dako kërkoi të largohet nga debati dhe u largua pas pyetjes së përbashkët, duke dhënë përgjigje të shkurtër dhe duke mos respektuar qytetarët e tij.”

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Dakos, i cili në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ka hedhur poshtë se ai i bën bisht debatit.

Dako i rikujton Dumas se ishte ajo që mbrëmë nuk shkoi në dabatin publik në Top Channel, poashtu, ishte po ajo që sot vajti në takim me kontabilistët vajti plot 40 minuta me vonësë dhe kërkoi falje për këtë.

Dako bashkëngjit foton e ftesës së orarit të eventit me kontabilistët si dhe videon ku z. Dorianin Agalliu, Organizator dhe Moderator i Takimit me Shoqatën e Kontabilistëve të Durrësit thotë se Dako në momentin që iku nga takimi, i kishte kthyer të gjitha përgjigjet e kërkuara nga të pranishmit.

dr

Reagimi i plotë i Dakos:

“Grida Duma gënjen sërish

Pas anullimit të debatit në Top Shoë vjen me 40 minuta vonesë në takimin e rradhës

Të nderuar miq,

Përballë varfërisë mjerane të argumentave dhe mosnjohjes turpëruese të Qytetit e problematikës me të cilët përballen bashkëqytetarët e mi durrsakë, kandidatja për rivale ka zgjedhur të mashtrojë paturpësisht opinionin publik lidhur me përballjen për ballafaqimin e alternativave elektrorale.

Ashtu siç u bë e qartë si drita e diellit për mbarë opinion publik shqiptar, kandidatja rivale refuzoi në minutë të fundit mbrëmjen e djeshme (16/6/2015) përballjen e drejtpërdrejtë televizive në studion e “Top Shoë” në Top Channel.

Justifikimi që i’u servir opinionit publik ishte sa qesharak, aq edhe i pavërtetë.

Megjithatë, pavarësisht mungesës së pajustifikueshme të saj në debat, unë e kam ballafaqimin dhe jap llogari përpara 320,000 bashkëqytetarët e mi durrsakë.

 foto

Gjithësecili është i lirë të zgjedhë rrugën e vet, por unë kam zgjedhur drejtimin e duhur.

 

Përsa i përket aktivitetit të sotëm me shoqatën e kontabilistëve të Qytetit, më lejoni të shpjegoj se si qëndron e vërteta.

Kam respektuar ftesën e miqve dhe bashkëqytetarëve të mi kontabilistë, duke qenë i pranishëm në aktivitetin e organizuar për prezantimin e programit zgjedhor në orën 10:00 të mëngjesit, ashtu siç ishte parashikuar në ftesën përkatëse.

Theksoj se, ftesa (shih bashkëlidhur) ka qenë për takim në orën 10:00 për ballafaqimin e alternativave të kandidatëve për bashkinë e Durrësit.

Gjithësesi, kam bashkëbiseduar me ta deri në orën 10:40, kohë kur ka hyrë në sallën e takimit kandidatja për rivale, kur praktikisht, takimi po përfundonte, ndërkohë që takimi im i rradhës ishte në orën 11:30 në zonën e Ishmit.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

 Dëshiroj të theksoj gjithashtu, se kandidatja për rivale ka kërkuar ndjesë publikisht për vonesën, duke u justifikuar me harresën e orarit të planifikuar (!!!), në një kohë kur stafi i saj ka qenë i pranishëm dhe i përpiktë që në fillim të takimit. 

Pasi u jam përgjigjur edhe pyetjeve të fundit të bashkëbiseduesve dhe pas falënderimit nga organizatorët e takimit në përmbyllje të prezantimit të platformës sime, jam larguar për të vijuar me takimet e mia ditore me zgjedhësit, duke e lënë të lirë kandidaten për rivale të diskutojë dhe prezantojë alternativën e saj për të pranishmit.

Të dashur bashkëqytetarët e mi durrsakë,

Kundërshtarët vazhdojnë me përpjekjet e fundit duke hedhur baltë dhe shpifur, në një përpjekje të fundit dëshpëruese për të mbuluar dështimin e një fushate sa të varfër në ide e projekte, aq edhe fyese për qytetarët durrsakë.

Na ndajnë edhe pak orë nga fitorja e padiskutueshme!

 Le t’i themi jo mashtrimit dhe përbaltjes dhe të zgjedhim Drejtimin e Duhur për Durrësin!”

Next Post

Reagon Bashkia e Tiranës: Në rastin e vilës monument kulture zbatuam ligjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Porti i madh i Durrësit përtej legjendave urbane dhe politike

March 13, 2026
SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In