• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dule: Zgjedhje të parakohshme dhe referendum

by A R
17/01/2016 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule flet nga Dropulli për reformën në dretjësi, të cilën e konsideron një domosdoshmëri strategjike për vendin. Sipas tij, mungesa e kësaj reforme ka sjellë institucione të pakonsoliduara.

“Nuk kemi produkt të reformës në drejtësi. Jeta institucionale e politike e vendit është në ngërç. Vendi nuk qeveriset. Qeveria nuk është e përqendruar tek problemet e qytetarëve por tek opinioni politik i reformës në drejtësi”,- tha ai.

Dule nuk ka nguruar të japë edhe zgjidhjen e tij për ngërçin që ka kapur reformën në drejtësi. “Pas kalimit të paketës ligjore të dekriminalizimit që duhet implemetuar bëhet miratimi i reformës në drejtësi me kusht implementimin nga parlamenti në zgjedhjet e ardhshme, që duhet të jenë të parakohshme. Me mbylljen e paketës së reformës në drejtësi duhet amenduar kodi elektoral dhe parlamenti i ardhshëm që mund të dalë nga zgjedhjet në fund të pranverës, të implemetojë paketën e dekriminalizimit dhe reformën në drejtësi duke shmangur konfliktin për 3/5 e 2/3, duke zhvilluar edhe referendumin”.

Këto deklarata kreu i PBDNJ-së, i bëri në 25-vjetorin e krijimit të OMONIA-s, ku u bë edhe prezantim i dokumentarit “Aty ku zemra jonë rreh” me përmbajtje antishqiptare e me thirrje vorioepiriote. Dokumentari ishte një përmbledhje e rasteve të diskriminimit e dhunimit të minoritetit që prej vitit ‘91 me krijimin e OMONIA-s. Në dokumentar u paraqitën ngjarje të dhunshme, si arrestimi i gazetarëve në periudhën e Berishës 94 – 95, problematikat e Himarës, vrasja e Aristotel Gumës, censurimi i minoritetit gjatë regjistrimit të popullsisë, etj.

BW

Next Post

Duma: Artikulli në “Economist” është i paguar nga qeveria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com