Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule priti sot në takim Shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, Ambasadoren Audrey Glover.
Sipas njoftimit për shtyp, gjatë takimit, Dule foli mbi mënyrën e organizimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor të 21 qershorit 2015.
Kryetari i PBDNJ-së shprehu shqetësimin mbi ecurinë e procesit zgjedhor në zonat ku jetojnë historikisht dhe në numër të konsiderueshëm pjesëtarët e minoritetit etnik grek.
Glover tregoi gatishmërinë për angazhim dhe monitorim serioz e transparent të procesit zgjedhor të pushtetit Lokal.









