Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ kreu i PBDNJ ka folur për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Sipas Vangjel Dules, i cili para pak kohësh mbante edhe postin e nënkryetarit të Kuvendit, Shqipëria nuk i ka plotësuar standardet e integrimit.
Ai ka thënë se negociatat me BE-në nuk do të hapen këtë vit.
Nga ana tjetër, Dule u shpreh se për situatën në sistemin e drejtësisë, përgjegjëse është e gjithë klasa politike shqiptare.