Nga 4 deri me 8 korrik zhvilloi punimet në Selanik të Greqisë, seanca e 23ë plenare e Asamblesë Nderparlamentare të Orthodhoksisë (Interparlamentary Assembly on Orthodoxy).
Tema kryesore e punimeve të Asamblesë ishte “Ndryshimet themelore globale – perspektiva Kristiane Orthodhokse”.
Në kuadër të punimeve të Asamblesë në ambjentet e Muzeut të njohur të Kulturës Bizantine të Selanikut u çel ekspozita me fotografi dhe gravura “Athos: Mali i Shenjte”.
Në punimet e Asamblesë mori pjese edhe kryetari i PBDNJ-së, deputeti Vangjel Dule, i cili u zgjodh edhe Kryetar i Komisionit të përhershëm të të drejtave të njeriut.
Në Asamblenë Nderparlamentare të Orthodhoksisë përfaqësohen Parlamentet e 29 vendeve të ndryshme të botës./a.m.