• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Ja dy grupet që hetohen për grabitjen e Rinasit, disa persona kosovarë

by A R
09/07/2016 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimet për zbardhjen e grabitjes së datës 30 Qershor në Rinas janë intensive. Sipas të dhënave nga policia, po hetohet për dy grupe kriminale, një në zonën e Burrelit dhe një grup tjetër me tendencë grabitje me pjesëmarrjen e disa shtetasve kosovarë dhe disa personave nga Kukësi.

Pjesëtarë të grupit hetimor kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme dhe me policinë kosovare me qëllim sqarimin e dyshimeve për grupin e personave që dyshohet të kenë hyrë ilegalisht nga kufiri në Morinë.

Paralelisht katër persona, tre nga Burreli dhe një nga Laçi me precedentë të mëparshëm penal në vjedhjet me armë brenda vendit, por kryesisht në Itali, janë dhe duke u mbajtur nën vëzhgim për qëllime hetimore.

Zyrtarisht u deklarua se në mjetin e blinduar ku ndodheshin paratë e një banke të nivelit të dytë,  mesditën  e 30 Qershorit nga tre persona të armatosur që lëviznin me një mjet tip Benz ngjyrë vishnje, brenda  Aeroportit të Rinasit u grabitën rreth 1 milion euro./Tv Klan/a.m.

Next Post

Në Athinë, për Çamërinë e kanë fjetur mendjen, po ne?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com