• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dule: Belerit po i privohet e drejta për të ushtruar detyrën, mbahet peng me urdhër të Ramës

by Java News
22/06/2023 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që Avokatja e Popullit Erinda Ballanca foli në Kuvend për përmirësimin e katalogut të të drejtave të njeriut në vend, kreu i PBDNJ-së ngriti shqetësimin e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Në fjalën e tij Dule akuzoi kryeministrin Rama se dha urdhrin e marrjes peng të Belerit.

“Një qytetari, Dhionisis Alfred Beleri i dhunohet në mënyrë arbitrare dhe nga çdo këndvështrim të jashtëligjshme liria. Një kryetari të zgjedhur me mandat të ratifikuar të 1 nga 61 bashkitë e vendit i privohet e drejta kushtetuese për të ushtruar kompetencat dhe përgjegjësitë e tij. Një komuniteti atij të bashkisë së Himarës i nëpërkëmbet e drejta klasike e sovranit, dhe përse?

Thjesht dhe vetëm se nuk i pëlqen Ludovikut të parë të Shqipërisë. Mund të ketë dhe aspekte të drejtësisë që e mbajnë në mënyrë të paligjshme të ndaluar zotin Beleri, por motivuesi e dirigjuesi i pengmarrjes së zotit Beleri është kryeministri i vendit. Përse e them këtë? Shikoni kronikën e ngjarjeve. Më 6 maj një javë e dy ditë para zgjedhjeve të majit, ishte ai që dha sinjalin në takimin me banorët e supozuar të Himarës (të importuar ishin të gjithë ata), se nuk do toleronte që himariotët të shprehnin vullnetin e tyre, se duhet të shihnin atë në sy dhe të vendosnin se do të zgjidhnin të parin e tyre.

Ky motiv i cili ishte denigrues, intimidues, nga çdo këndvështrim, abuziv, vazhdoi për ditë të tëra kudo ku u gjend. Motivi ishte Fredi Beleri. Stigmatizimi, demonizimi i tij me qëllimin final rrëmbimin e Bashkisë së Himarës. 30 minuta para rrëmbimit të Belerit, kryeministri i vendit Ludoviku i Shqipërisë dha urdhrin që të rrëmbehet dhe të mbahet peng”.

Sipas Dules Shqipëria është në fazën e njehsimit të pushteteve, ndërsa e krahason Ramën me Luigjin e 14.

“Në çdo demokraci të mirëqenë Avokati i Popullit është diamanti i kurorës në vendin tonë nuk kemi pasur atë mbështetje që ne si kuvend duhet t’i kishim garantuar. Avokati i Popullit është që në destinacionin kushtetues, një institucion opozitar ndaj qeverisë, por ne nuk kemi tolerancë për mendimin opozitar qoftë institucional apo politik e partiak. Ne jemi nën fazë të njehsimit të pushteteve.

Ne kemi një parti, një qeveri, një kuvend, një shtet dhe mbi të gjitha qëndron Ludoviku ynë që na proklamon çdo ditë; shteti jam unë. Por nëse Luigji 14 ishte krenaria e Francës së atëhershme, kreu i qeverisë tonë është turpi i Shqipërisë”.

/f.stafa

Next Post
Konflikt për marrjen e klientelës, grushte mes dy pronarëve të lokaleve në Elbasan

Familjarët denoncojnë zhdukjen e një 46-vjeçari në Elbasan, nisin kërkimet në Shkumbin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In