• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dukuria e shëmtuar/ Mali i Zi numër rekord të diplomave të falsifikuara, problem për institucionet

by Java News
25/11/2023 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i madh i diplomave të falsifikuara është një problem që paraqet shqetësim në shtetin e vogël ballkanik, në Mal të Zi. Kjo dukuri, sipas ekspertëve, kërkon një zgjidhje të shpejtë, jo vetëm nga Ministria e Arsimit në Malin e Zi, por edhe nga institucionet tjera përkatëse, u tha në një tryezë të rrumbullakët në Podgoricë, ku u trajtua kjo dukuri që paraqet një problem të madh në shoqërinë malazeze.

Në tryezë u vlerësua se ka mbi 25,000 diploma të falsifikuara ose të dyshimta në Mal të Zi që paraqet një numër tejet të madh për një shtet me 650,000 banorë

Nikola Bezmareviq nga shoqata civile Alternativa tha se, sipas hulumtimit të tyre, aktualisht në Mal të Zi ka 25.000 deri në 30.000 diploma false.

“Ne jemi e vetmja organizatë që kemi folur për këtë problem. Numri më i madh i diplomave false është në shëndetësi dhe arsim. Sa i përket fakulteteve nga vijnë ato diploma, më së shumti ka nga Tutini, Novi Pazari, Prijepole, Novi Sadi dhe Bujanovci në Serbi”, tha zoti Bezmareviq.

Zoti Bezmareviq poashtu tha se “kemi pasur shembuj të punësimit të parukierëve si infermiere”.

Profesoresha e njohur universitare, Branka Boshnjak tha se shteti duhet të mbrohet nga ky problem.

“Thelbi i gjithçkaje është partitokracia. Çdo pozicion në arsim e përcakton partia ku edhe gjysma e bordit të administrimit i ka blerë diplomat”, tha zonja Boshnjak.

Sipas Goran Daniloviqit, drejtor për kontrollin e cilësisë në arsim të lartë, diplomat e rreme janë një problem i vazhdueshëm, aspak i ri, por i vjetër sa demokracia në Mal të Zi.

“Është një grup kriminal i organizuar mirë që kap përmasa të mëdha në Mal të Zi dhe janë të lidhur edhe në rajon. Ata me diploma false nuk aplikojnë në subjekte private, por në ato publike”, tha zoti Daniloviq.

Kohëve të fundit në Mal të Zi janë ngritur disa kallëzime penale kundër dhjetëra personave nën dyshimin për falsifikimin e diplomave të punonjësve të shëndetësisë.

Ekspertët besojnë se për shkak të diplomave false është i nevojshëm bashkëpunimi i autoriteteve gjyqësore të Malit të Zi me prokuroritë dhe institucionet arsimore të rajonit si dhe nevojën e rishikimit të të gjitha diplomave të çertifikuara në periudhën që nga shpallja e pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006./VOA

Next Post
Moti i keq/ Rihapet aksi Peshkopi-Maqellarë, fillon lëvizja e automjeteve

Moti i keq/ Rihapet aksi Peshkopi-Maqellarë, fillon lëvizja e automjeteve

Comments 1

  1. Arsim Dashësi says:
    2 years ago

    Çudi po më duket, të na e kalojnë CërnoGorasit…sepse ne këtu në Shqipëri, kemi Dr. Vehbi Alimuçaj, kemi Dr. Monika Kryemadhi, kemi Dr. Ilir Rexhep Metaj (I.M)……. etj, etj, etj….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

“Balluku”, debate për ‘transparencën’ në Këshillin e Mandateve, Balla: Qesharake që PD kundërshton SPAK

February 23, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Gjok Beci, si shkruhet!?

February 23, 2026
Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

February 23, 2026
Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

February 23, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shkodër/ Zbulohet arsenal armësh në shtëpinë e një të arrestuari, në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 23, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

February 23, 2026
Mbreti i Panairit

Humba në Vlosh

February 23, 2026
Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

February 23, 2026
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Korridori tetë, i vetmi aks lindje- perëndim

February 23, 2026
Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In