• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duket si magji, por është thjesht fizikë: Shkencëtarët i kthejnë minjtë në të tejdukshëm

by A R
07/09/2024 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studiuesit në Universitetin e Teksasit në Dallas kanë bërë një zbulim të pazakontë: një metodë për ta kthyer lëkurën e një kafshe në të tejdukshme.

Lëkura e minjve u kthye në transparente i vendosur një përzierje uji dhe tartrazine, një ngjyrues i zakonshëm ushqimi, në pjesën e kafkës dhe barkut. Pasi boja ishte përhapur në lëkurë, kjo e fundit bëhej transparente  brenda pak minutash.

Edhe pse duket shumë e çuditshme, kjo është e mundur sepse lëkura është një “medium përhapës”. Materiale të tilla lejojnë valët e dritës që të shpërhapet në drejtime të ndryshme kur reflektohet drejt tyre. Në vend që drita të depërtojë, ajo përthyhet.

Sipas Zihao Ou, zbulimi “përbën kuptim” për ata që kanë njohuri në fizikë ndërsa për të tjerë, “duket si truk magjie”.

“Ne bashkuam bojën e verdhë që është  një molekulë që përthith pjesën më të madhe të dritës, sidomos dritës blu dhe ultravjollcë, me lëkurën që është një medium përhapës. Veç e veç,  këto të dyja e bllokojnë depërtimin e dritës. Por kur i bashkuam, arritëm të bënim të tejdukshme lëkurën e minjve”.

‘Magjia’ ndodh kur molekula që përthithin dritën  treten në ujë dhe ndryshojnë solucionin duke e bërë që të përthyejë dritën për t’u përshtatur me pjesë të lëkurës, si yndyra.

“Duhen disa minuta që të ndodhë. Është e ngjashme me mënyrën si funksionon një krem ose një maskë fytyre: Koha varet nga shpejtësia e përhapjes së molekulave në lëkurë”,  tha Ou.

Shkencëtarët  thanë se minjtë nuk mbeten ashtu dhe kthehen sërish në gjendjen e mëparshme me një larje të thjeshtë.

Ata mund të shihnin enët e gjakut në sipërfaqen e trurit përmes lëkurës së tejdukshme. Në bark, mund të dalloheshin organet e brendshme dhe shtrëngimet e muskujve që mundësojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës.

Edhe pse eksperimenti  funksionoi te minjtë, studiuesit nuk e kanë testuar ende te njerëzit, lëkura e të cilëve është 10 herë më e trashë. “Nuk është ende e qartë doza ose metoda që duhet për të depërtuar në të gjithë trashësinë e saj”, tha Ou.

Një nga aplikimet e para të kësaj teknike do të jetë përmirësimi i metodave ekzistuese të kërkimit biomjekësor. “Pajisjet optike, si mikroskopi nuk mund të përdoren për studimin e njerëzve apo kafshëve të gjalla sepse drita nuk depërton në inde. Por tani që lëkura mund të bëhet transparente, do të na lejojë të shohim dinamikat më në detaje. Do ta ndryshojë rrënjësisht kërkimin ekzistues optik në biologji”.

Studiuesit po testojnë molekula të tjera, përfshirë materiale të dizenjuara posaçërisht, që mund të funksionojnë më mirë se tartrazine.

/a.r

Next Post
Rikthehen nordikët, në 2025 katër chartera në javë nga aeroporti i Vlorës

Rikthehen nordikët, në 2025 katër chartera në javë nga aeroporti i Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…

Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…

September 18, 2026
Protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, tensione e përplasje në shesh! Policia u kërkon dokumentet e identifikimit qytetarëve

Protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, tensione e përplasje në shesh! Policia u kërkon dokumentet e identifikimit qytetarëve

September 18, 2026
“Vijesti”: Kryeministri malazez dyshon për përfshirje të Serbisë dhe Shqipërisë në veprimtari hibride

Qeveria e Malit të Zi shpall modelin e ri të pagave, nga janari 2027 rroga minimale deri në 1400 euro

September 18, 2026
Protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Policia merr masa dhe apelon: Mos hidhni sende dhe mos përdorni maska

Protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Policia merr masa dhe apelon: Mos hidhni sende dhe mos përdorni maska

September 18, 2026
“Mercedesi” shpërthen në flakë te hyrja e parkimit nëntokësor në Fier, panik te qytetarët! Nisin hetimet për shkaqet

“Mercedesi” shpërthen në flakë te hyrja e parkimit nëntokësor në Fier, panik te qytetarët! Nisin hetimet për shkaqet

September 18, 2026
Shtatori i drejtësisë

Jo në emrin tim!

September 18, 2026
Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

September 18, 2026
“Pse Vuçiç nuk është thirrur në Hagë?”- ish-ambasadori Walker: I mërzitur dhe i zhgënjyer nga BE, vendosi shenjën e barazimit me tmerret serbe

“Pse Vuçiç nuk është thirrur në Hagë?”- ish-ambasadori Walker: I mërzitur dhe i zhgënjyer nga BE, vendosi shenjën e barazimit me tmerret serbe

September 18, 2026
Gogu: Rishikim i Kodit të Procedurës Penale për masat e sigurimit! Rekomandimet e Këshillit të Evropës po kthehen në reformë

Gogu: Rishikim i Kodit të Procedurës Penale për masat e sigurimit! Rekomandimet e Këshillit të Evropës po kthehen në reformë

September 18, 2026
Ndeshjet e UEFA Nations League, Kombëtarja nis përgatitjet! Tekniku Maran shpall nesër listën e të grumbulluarve!

Ndeshjet e UEFA Nations League, Kombëtarja nis përgatitjet! Tekniku Maran shpall nesër listën e të grumbulluarve!

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com