• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duke pritur Godonë në Shqipëri…

by Eduard Zaloshnja
17/10/2026 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

“Duke pritur Godonë” është një dramë e Samuel Beckett, e shfaqur për herë të parë më 1953 në Paris. Është një nga veprat më të njohura të teatrit absurd. Dy personazhet kryesore, Vladimiri dhe Estragoni, presin pranë një peme një person të quajtur Godo. Nuk është e qartë kush është ai apo çfarë do të bëjë ai për ta, por ata shpresojnë se ardhja e tij do ta ndryshojë gjendjen e tyre. Dhe në fund, Godoja nuk vjen fare…

Në Tiranë, ky teatër absurd ka dekada që shfaqet – tani së fundmi, me thirrjet “Rama n’burg, Berisha n”burg!”

Teksa mbi gjysma e shqiptarëve brenda vendit nuk e përkrahin radikalizimin e protestave (sipas sondazheve që kam kryer ditët e fundit), vetëm 3 ndër 10 shqiptarë brenda vendit janë gati ta votojnë sot partinë e Ramës. Teksa pothuaj gjysma e shqiptarëve brenda vendit e përkrahin radikalizimin e protestave, vetëm 2 ndër 10 shqiptarë brenda vendit janë gati ta votojnë sot partinë e Berishës. Ndërkohë, vetëm 1 ndër 10 shqiptarë brenda vendit është gati të votojë sot për një nga partitë e tjera ekzistuese. Me pak fjalë, rreth 40% e shqiptarëve brenda vendit janë në pritje të “Godosë”…

Në vitin 2015, një pritshmëri për “Godonë” e krijoi Gergj Bojaxhiu me kandidimin e tij në Tiranë. Teksa në sondazhet fillestare, përkrahja për të ishte e madhe, ai përfundoi me vetëm 5.4% të votave…

Në vitin 2013, një pritshmëri për “Godonë” e krijoi Kreshnik Spahiu me partinë e tij “Aleanca Kuqezi”. Teksa në sondazhet fillestare, përkrahja për të ishte e madhe, ai përfundoi me vetëm 1% të votave…

Në vitin 2001, një pritshmëri për “Godonë” e krijoi Genc Pollo me partinë e tij “Partia Demokratike e Re”. Dhe përkundër pritshmërive, ai përfundoi me vetëm 6% të votave…

Në vitin 1997, një pritshmëri për “Godonë” e krijoi Leka Zogu në referendimin për rikthimin e mbretërisë. Dhe në fakt, 1/3 e shqiptarëve votuan për rikthimin e monarkisë, por dalja më pas në protestë e Leka Zogut me kallashnikov në dorë dhe me uniformë ushtarake ia uli atij pikët në opinionin publik. Shqiptarët ishin të tmerruar atëherë nga mijra banditë që shëtisnin me kallashnikov në dorë nëpër lagjet e tyre…

 

Next Post
Kompanitë amerikane pritet të kryesojnë ekspozitën CIIE për të tetin vit radhazi!

Kompanitë amerikane pritet të kryesojnë ekspozitën CIIE për të tetin vit radhazi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com