• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Duke kërkuar për UFO-t, SHBA shpenzoi 22 milionë dollarë

by Java News
17/12/2017 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pentagoni shpenzoi 22 milionë dollarë për të studiuar UFO-t në një program për vitet 2007-2012, ekzistenca e të cilit është konfirmuar nga Departamenti i Mbrojtjes.

Programi sekret, i cili Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po mban nën mbikëqyrje, është nxjerrë në dritë në raportet e njëpasnjëshme nga Politico dhe New York Times të shtunën, duke cituar intervista me njerëz të përfshirë ose me njohuri të programit, si dhe kontratat dhe të dhënat e Pentagonit dhe Kongresit.

“Programi i Identifikimit të Kërcënimit të Avancuar të Aviacionit” u drejtua nga ish-zyrtari i inteligjencës ushtarake Luiz Elizondo, i cili dha dorëheqjen nga Pentagoni më 4 tetor.

Në letrën e tij të dorëheqjes sekretarit të Mbrojtjes James Mattis, të parë nga Politico dhe NYT, ai ankohej për mungesën e fondeve për projektin dhe faktin se ai vazhdon të mbulohet në mister, larg syrit publik.

Zëdhënësi i Pentagonit Dana White, i cituar nga Politico, konfirmoi se programi ekzistonte deri në vitin 2012, kur u përfundua për shkak se “ka pasur çështje të tjera me prioritet më të lartë që meritonin fonde“, tha ajo.

Megjithatë, Elizondo tha se edhe pa financimin e saj bujarë, programi ishte ende gjallë, duke u treguar New York Times se ai ishte duke punuar me zyrtarët e CIA-s dhe Navy mbi çështjen deri në dorëheqjen e tij. Pas largimit nga Pentagoni, Elizondo tha se ai la një pasardhës që të vazhdonte të drejtonte programin, por nuk zbuloi emrin e tij.

Hulumtimi në kuadër të programit, i cili fillimisht nisi me urdhrin e Harry Reid, udhëheqësi i shumicës së Senatit në vitin 2007, u krye nga kontraktori privat Bigelow Aerospace, një kompani në pronësi të mikut të ngushtë të Reid dhe besimtar i vendosur për jetën jashtëtokësore, miliarderi Robert Bigelow. Kompania dhe nënkontraktorët e saj do të ruanin pjesët e dyshuara të rrënojave të UFO-ve në ndërtesa të posaçme, të mbledhin dëshmitë e dëshmitarëve dhe të studiojnë ata që pretendonin se kishin hasur objektet për të zbuluar ndryshimet e mundshme fiziologjike.

a.ç

Next Post
I riu xheloz i vë zjarrin klubit ku punonte e dashura e tij si striptiste

I riu xheloz i vë zjarrin klubit ku punonte e dashura e tij si striptiste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In