• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dukë cicëruar” përmes Apokalipsit!

by Java News
25/12/2016 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Doyle McManus, Los Angeles Times

“Ne të gjithë si komb duhet të jemi më pak të parashikueshëm”, kështu deklaroi Donald Trump në fushatën e tij presidenciale.

Misioni u përmbush! Javën e shkuar, pa asnjë paralajmërim, Trump deklaroi atë që u duk si një kthesë 180 gradë, ndryshimi i politikës bërthamore.

“Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë dhe zgjerojnë kapacitetin bërthamore”, deklaroi presidenti i zgjedhur në Twitter.

Të zgjerojmë arsenalin bërthamore? Që prej kohës së Ronald Reagan, presidentët e Amerikës kanë punuar për të zvogëluar numrin e mbushjeve bërthamore, ashtu si edhe Rusia. Një prej ndihmësve të Trump tha se presidenti nuk kishte ndërmend të rriste numrin e tyre, por Trump e përgënjeshtroi të nesërmen duke thënë se kishte ndërmend pikërisht këtë gjë. Nëse Rusia vijon të modernizojë fuqinë e saj bërthamore, “le të jetë një garë armatimi, pasi ne do t’i tejkalojmë të gjithë”, tha Trump në një intervistë televizive.

Politika e jashtme e Trump mund të ndezë rivalitete të egra me Rusinë dhe Kinën, por ndoshta edhe me miqtë dhe aleatë të mundshëm.

Por ky nuk është i vetmi problem i Trump që nuk do të jetë në zyrë para 20 janarit.

Pak javë më parë, Trump tha në një intervistë televizive se ai mund të ndryshojë politikën 44-vjeçare në marrëdhëniet me Kinën për njohjen e vetëm një qeverie, asaj të Pekinit.

Dy javë më parë, ai emëroi një ambasador në Izrael i cili do të braktisë synimin afatgjatë amerikan për një traktat paqeje dhe demilitarizim të shtetit palestinez.

Gjatë fushatës,  ai tha se ndoshta nuk do të respektojë detyrimin amerikan për të mbrojtur aleatët e NATO-s që nuk shpenzojnë para mjaftueshëm për mbrojtjen.

Në disa raste, ai kishte premtuar në fushatë këto dalje për “marrëveshje më të mira”.

Trump i tha Kinës se do të njihte Tajvanin nëse Pekini nuk i ofron Amerikës marrëveshje më të mira në terma tregtarë.

Zëdhënësi i Trump, Sean Spicer, deklaroi se komentet lidhur me armët bërthamore ishin pjesë e një plani të madh që ai ka për politikën e jashtme.

“Nuk do të jetë një garë armatimi pasi qëllimi jonë është që t’u përcjellim një mesazh vendeve të tjerë, dhe do sigurohemi që ta marrin atë. Kur ata ta kuptojnë, do jemi në rregull”, tha Spicer.

Ky interpretim i tij nuk tingëllon dhe aq keq. Dhe ishte domethënës fakti që Trump e drejtoi paralajmërimin drejt Putinit, të cilin e lëvdoi për shumë kohë si një lider të fortë. Ndoshta Trump po përpiqet t’i tregojë vendin Kremlinit?

Në një kuptim më të gjerë, ish sekretari i Mbrojtjes Robert M.Gates tha javën e kaluar se paralajmërimi i Trump ndaj Putin mund të jetë një gjë e mirë.

“Ka disa vlera pozitive në qasjet përçarëse. Do të shqetësohesha më shumë nëse nuk do të kishte reagime të tilla pasi ndoshta mund të çonin në reagime ushtarake, që duhen evituar”, tha ai.

Por ka një problem.

Ndërkohë që politika e Trump mund të krijojë armiqësira me Kinën dhe Rusinë, të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe me miqtë apo aleatët tanë të mundshëm. Dhe ngrihet pyetja se sa besim do të kenë ata në të ardhmen të Amerika.

Twitteri në vetvete nuk lë shumë hapësirë për qartësi. Statusi i Trump lidhur me zgjerimin bërthamor u shpjegua pak a shumë, nga tre ndihmës të tij. Secili bëri një interpretim të asaj që shefi i tyre kishte ndërmend.

Por çështjet dhe pikëpyetjet më të rëndësishme janë lidhur me taktikat e tij për negociata apo marrëveshje të rëndësishme. Dhe në këtë pikë Trump nuk ka një strategji të mirëfilltë.

Ish sekretari i Shtetit Henry A.Kissinger tha së fundmi se çdo president i ri duhet të mendojë seriozisht për qëllimet e tij dhe më pas t’ia komunikojë botës.

“Një president ka një përgjegjshmëri që s’mund t’i shmanget për të gjetur një drejtim të duhur. Çfarë po përpiqemi të arrijmë? Çfarë po përpiqemi të parandalojmë? Përse? Për të bërë këtë, ai duhet të analizojë dhe reflektojë”, tha Kissinger në një intervistë.

Nuk është e qartë se Trump mund ta ketë bërë apo jo një gjë të tillë.

Taktikat e “forta” të Trump janë në rregull. Por duhet një strategji fillimisht.

Herën tjetër, të lutem, mendo dhe shpjego, përpara se të “cicërosh”!/tema

Next Post
Neymar merr kritika pë veshjen e Krishtlindjeve… lart është “ok”, por shikoni pak se ç’ka veshur poshtë

Neymar merr kritika pë veshjen e Krishtlindjeve... lart është "ok", por shikoni pak se ç'ka veshur poshtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Në Prishtinë votohet, në Shkup dialogohet, në Tiranë vegjetohet

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In