Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pult të Dukagjinit ditën e sotme ndërsa forca të shumta policore janë nisur drejt zonës.
Mësohet se disa persona kanë ndaluar një furgon me pasagjerë dhe i kanë grabitur nën kërcënimin e armëve të zjarrit.
Pas grabitjes, burime nga Dukagjini thonë se autorët kanë marrë furgonin dhe janë larguar. Ky i fundit është gjetur i djegur disa kilometra më larg.
Për ngjarjen në fjalë pritet deklrata e policisë ndërsa ka nisur ‘krehja’ e zonës për kapjen e autorëve. /JavaNews/b.d










