• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka: Zgjedhja e Metës president nuk e ndryshon situatën, opozita nuk futet në zgjedhje

by A R
28/04/2017 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka rikonfirmuar se opozita mbetet e vendosur për të mos hyrë në zgjedhje pa një qeveri teknike. Ai tha se propozimi i kandidaturës së Ilir Metës për President të Republikës, nuk ka ndryshuar asgjë për opozitën. Duka u shpreh se, pavarësisht njohjes që ka, ai nuk do ta votojë Ilir Metën president.

“Opozita gjithmonë është shprehur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje pa siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me zgjedhjen e presidentit, tregon që nuk ka ndryshuar asgjë. Në këto kushte, opozita nuk merr pjesë në zgjedhje dhe ka përshkallëzuar qëndrimet e saj dhe të do të bëjë një protestë masive në Kavajë. Kemi një kërkesë drejt qëllimit për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Duka raporton “SOT”. Kreu i PAA tha se ndihet i çuditur nga kandidatët për president, ndërsa tha se do mbajë qëndrimin e opozitës dhe nuk do marrë pjesë në raundin e katërt për presidentin.

“Meta President, e pritshme. Ishte një nga opsionet e mundshme për të gjetur ekuilibrat për pushtet mes mazhorancës, shpesh herë përflitej që mund të ndodhte kjo që ndodhi. Nuk është se u çudita. Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja se mund të ishte Vasili kandidaturë për President, kur flitet për kandidaturat gjithmonë të parat janë hedhur për konsum, ai finali gjithmonë ka dalë në kohën e duhur. Më çuditin seancat, që duken farsë teatrale pa kandidatura, me gjoja thirrjen e opozitës për të gjetur kandidaturë të përbashkët, sepse tashmë ata e dinin që opozita nuk merrte pjesë në seancat plenare për zgjedhjen e Presidentit. Doli dhe Basha me deklaratën që Presidenti të zgjidhet nga populli. Në fund do mbetemi në një kandidaturë të vetme të mazhorancës, u bë zoti Meta. Besoj që nuk ka njeri të thotë që nuk është bërë për shkak të ekuilibrave mes aleatëve PS dhe LSI. Opozita nuk mbështet Metën. Opozita nuk e mbështet kandidaturën e dalë. Unë të them të drejtën kam njohje me zotin Meta por nuk jam në vështirësi të them se derisa jemi në politikë, unë do të mbaj qëndrimin e opozitës dhe nuk do marr pjesë në Kuvend”, u shpreh Duka.

Next Post
8-mujori/ Shpenzimet kapitale, 10 % më pak se plani

Ligji i ri/ Bashkitë mund të rrisin deri në 30 % taksën për biznesin e vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk duhet harruar pse u desh ndërhyrja e NATO-s

“Dita më e zezë për kombin shqiptar”/ Avokati flet me emra: UÇK-ja u godit përmes një projekti politik!

September 17, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

September 17, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 18 Shtator 2026

September 17, 2026
“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

September 17, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Italia kërkon Shqipërinë në BE para vitit 2030, Tajani: Gabim i rëndë nëse anëtarësohet Ukraina para Ballkanit

September 17, 2026
Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

September 17, 2026
Eksperti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj

Eksperti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj

September 17, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

UÇK-ja nuk mbrohet me statuse në Facebook

September 17, 2026
“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

September 17, 2026
VIDEO / Redi Muçi ironizon deputetët e shumicës, Zegjine Çaushi: O psikopat…

VIDEO / Redi Muçi ironizon deputetët e shumicës, Zegjine Çaushi: O psikopat…

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com