• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka: Qeveria të bëjë transparencë për projektin turistik në Sazan-Zvërnec

by Java News
25/03/2024 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Agrare Ambientaliste e drejtuar nga Agron Duka i ka kërkuar qeverisë që të bëjë transparencë për projektin turistik në Sazan dhe Zvërnec që do të realizohen nga dhëndri i Donald Trump.

Sipas PAA, turizmi duhet bërë duke mborjtur mjedisin dhe sipas tyre nëse nuk ka transparencë atëherë nuk duhet mbështetur.

Deklarata per mediat:

PAA ka ndjekur me vëmendje debatin publik mbi një projekt të mundëshëm turistik në ishullin e Sazanit dhe bregdetin e Zvërnecit.

Së pari, ne vlerësojmë shumë ndjeshmërine e opinionit publik mbi këtë çështje, si dëshmi e pjekurisë qytetare.

Së dyti, edhe pse në kushtet e mungesës së një marrëveshjeje të firmosur dhe një projekti konkret, për të gjykuar mbi të, ne duam të shprehim qëndrimin tonë mbi këtë çështje:
Ne si PAA mbështesim çdo investim serioz në fushën e turizmit.

Aq më shumë kur flitet për projekte madhështore, siç supozohet ky, me vlerë rreth 1 miliard USD. Por, ne duam që zhvillimi i turizmit të bëhet duke mbrojtur mjedisin, sepse pa mjedis nuk do të mund të ketë as turizëm.

Por mbi të gjitha, lidhur me këtë projekt, qeveria duhet të bëjë transparencë:
-Kush është investitori konkret i këktij projekti? Nuk ka rëndësi shumë emri, por origjina e parave.

A është ajo vërtet një kompani amerikane, apo në emër të saj janë fonde të dyshimta që kamuflojnë investitorë që burojnë nga oborri oligarkik i qeverisë, përfshi këtu edhe vetë pushtetarë që investojnë paratë e vjedhura?

-Cila do të jetë marrëdhënia e shtetit me këtë projekt? Kryeministri i është shmangur publikisht pyetjes nëse do të zhvishet apo jo nga taksat ky biznes, sikundër është vepruar me shumë biznese gjoja të huaja, duke i lehtësuar nga detyrimet për 20 apo 30 vjet.

-Duke e klasifikuar si investim strategjik, a do ti mbulojë shteti kostot e ndërtimit të infrastrukturës, ujë, energji, kanalizime, në një ishull të thatë shkëmbor, pa burime ujore dhe pa asnjë element infrastrukture?

Nëse pas këtij investimi nuk janë vertët kompani serioze dhe para të pastra, por sipërmarrës dhe zyrtarë vendas, nëse projekti zhvishet nga taksat për disa dekada, nëse shteti do të shpenzojë për të çuar energjinë dhe ujin në ishull, atëherë ky nuk do të jetë një investim fitimprurës, por një gur në qafën e ekonomisë sonë dhe një zhvatje territori nga klientët e qeverisë.

Nëse nuk ka transparencë për këtë projekt, me gjithë interesin që ne kemi për të ardhur qoftë edhe 1 Dollar e jo më 1 miliard, ne mendojmë se kjo ide nuk duhet mbështetur.

/f.s

Next Post
Jemi të gjithë “politikanë”…

Komisionet parlamentare, ose fushata e Rithemelimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama në Asamble: Drejtësia godet edhe brenda PS-së, kjo tregon pavarësinë e organeve të saj!

Rama në Asamble: Drejtësia godet edhe brenda PS-së, kjo tregon pavarësinë e organeve të saj!

November 14, 2026
“Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë!”, Rama kujton Shqipërinë e 2013-s: Tirana ka probleme, por sot është kryeqytet europian

“Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë!”, Rama kujton Shqipërinë e 2013-s: Tirana ka probleme, por sot është kryeqytet europian

November 14, 2026
Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

November 14, 2026
“Në 2027 nis traktati i anëtarësimit…”, Rama jep lajmin në Asamblenë e PS: Moment historik, Europa e prekshme me sy

“Në 2027 nis traktati i anëtarësimit…”, Rama jep lajmin në Asamblenë e PS: Moment historik, Europa e prekshme me sy

November 14, 2026
Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës, protestuesit shoqërohen në polici

Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës, protestuesit shoqërohen në polici

November 14, 2026
Rama flet për protestën në Asamblenë e PS: U nis për arsye të tjera, u instrumentalizua politikisht dhe degjeneroi në dhunë

Rama flet për protestën në Asamblenë e PS: U nis për arsye të tjera, u instrumentalizua politikisht dhe degjeneroi në dhunë

November 14, 2026
LIVE/ Asambleja e PS, Rama mban fjalën

LIVE/ Asambleja e PS, Rama mban fjalën

November 14, 2026
Rreth disa konstatimeve të Baton Haxhiut në emisionin “Pressing” në T7 të 12 nëntorit 2026

Rreth disa konstatimeve të Baton Haxhiut në emisionin “Pressing” në T7 të 12 nëntorit 2026

November 14, 2026
Negociatat e paqes/ Kallas paralajmëron BE-në për kurthin e Putinit

Negociatat e paqes/ Kallas paralajmëron BE-në për kurthin e Putinit

November 14, 2026
Shpërthim tritoli në një banesë në Tiranë, panik te banorët!

Shpërthim tritoli në një banesë në Tiranë, panik te banorët!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In