• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka ‘presion’ Bashës: Jemi në negociata, por s’kemi frikë të futemi vetëm në zgjedhje

by Java News
25/05/2017 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Agrare Ambjentaliste ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka thënë se përpos aleancës me PD-në, PAA-ja nuk ka frikë të dalë e vetme në zgjedhje.

Ky mesazh është një formë paralajmërimi për kreun e PD-së, që duhet të bëjë llogaritë me listat ditën e nesërme.

Edhe më herët, Duka pati deklaruar se është duke parë mundësinë për të garuar vetëm në zgjedhje.

DEKLARATA

Partia Agrare Ambientaliste është një parti çështje e cila mbron interesat e fermerëve,  blegtorëve dhe ambientit, të asaj pjese të popullsisë që punon dhe jeton në zonat rurale.

Në situatën politike të krijuar në vend pas marrëveshjes PD-PS, forca jonë politike përballet më nje realitet të ri.

PAA prej rrëth 8 muajsh ka prezantuar në çdo qark kandidatët e saj për deputetë dhe sot ajo është e gatshme të jetë pjesë garës elektorale në të gjitha format dhe kushtet: më vetë por edhe nën siglën e Partisë Demokratike, përkrah të cilës  zhvilluam betejën  e madhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

PAA sot ka struktura dhe burimet njerëzore në çdo qytet të vendit, kjo si pasojë e punës dhe vullnetit të mirë të mbështetësve tanë në këtë vit riorganizimi të partisë tonë.

Brenda kësaj periudhe jemi zotuar para qytetarëve shqiptarë se do të mbrojmë interesat e tyre dhe se në asnjë moment ato nuk do të jenë pjesë e pazareve për karrige apo pushtet.

Partia Agrare Ambientaliste dhe unë si Kryetar i saj kam lajmëruar pak ditë më parë se do të jenë strukurat që do të vendosin se si do të hyjmë në zgjedhje. Në konsultim të plotë me këto strukutura çështja thelbësore nuk kanë qënë numrat por garancitë që ne na duhen për të mbrojtur interesat e mbështetësve tanë që janë kryesisht banorët e zonave rurale, ambientalistët etj, të cilët nuk janë përfaqësuar në asnjë moment në mënyrën e duhur në këto 27 vite.

Partia Agrare Ambientaliste nuk synon të bëhet pjesë e një procesi në të cilin të konsiderohet si numër numër, qoftë ky votash apo mandatesh, por i një procesi cilësor në pjesëmarrjen dhe përfaqësimin nëpërmjet garancive të dhëna.

Partia Agrare Ambientaliste është duke negociuar me aleaten e saj, Partinë Demokratike, vetëm mbi bazën e këtyre termave: garancisë së përfaqësimit dhe garacitë për mbrojtjen e interesave të qyetarëve dhe çështjeve që ne mbrojmë.

a.ç

Next Post
Kryemadhi e Mehmetaj në Ministrinë e Arsimit, ja propozimet e LSI për maturën

LSI, Kryemadhi e pranon: Sistemi të detyron të jesh parti klienteliste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com