• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka-Partizani, përplasja vazhdon edhe në Asamblenë e FSHF

by A R
15/03/2017 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot u zhvilluan punimet e Asamblesë së Zakonshme të FSHF-së, ku, si përherë, gjithçka kaloi me ngritje dore nga anëtarët e këtij organi. Disa prej tyre munguan fare, ndërkohë të tjerët vetëm nuk ngritën shqetësime e problem. Dy ishin klubet e vetme, që bënë njëlloj përjashtimi nga rregulli. Partizani, i përfaqësuar nga drejtori i përgjithshëm, Genc Tomorri, ka mohuar që situata të jetë kaq e ndritshme, sa bëhet në raportin vjetor të presidentit Armand Duka, ndërkohë që ka ndaluar në aspekte konkrete, ku duhet ndërhyrë për rregullim.

Thënë ndryshe, lufta mediatike e kohëve të fundit mes klubit 15 herë kampion të vendit dhe FSHF-së ka vijuar edhe në këtë asamble. Tomorri, mes të tjerash, ka pohuar:“Nuk mendojmë se gjërat shkojnë aq vaj, sa thoshte presidenti Duka në raportin 1-vjeçar të punës, mes dy asambleve. Po ndalem fillimisht te puna e organeve juridike, Komisioni i Disiplinës, ai i Apelit dhe Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve. Këtu mendoj se ka mangësi. Ne si klub sugjerojmë që të ngrihet edhe një shkallë tjetër gjykimi, siç mund të jetë Komisioni i Arbitrazhi, i cili të funksionojë jashtë çatisë së FSHF-së, i pavarur. Kjo gjë ndodh në disa vende europiane me futboll të zhvilluar. Mundësia aktuale, shkuarja në CAS-in e Lozanës, është praktikisht e pamundur për klubet shqiptare, qoftë nga shpenzimet ekonomike, por edhe pengesa të tjera. Komisioni i Arbitrazhit duhet të jetë i pavarur nga federata, le të financohet nga vetë klubet. Po ashtu, ne vlerësojmë se mbi trukimet në futbollin tonë duhet të ketë më tepër vëmendje. Eshtë fakt se çështjet e trukimeve në futbollin shqiptar ka marrë përmasa ndërkombëtare tashmë, por këtu nuk gjen një raport për këtë.

Çështja është bërë ndërkombëtare për ekipe të caktuara, por çuditërisht nuk gjejmë pasqyrim konkret në raport, asgjë për luftën që duhet bërë ndaj këtyre fenomeneve. Në çdo asamble përmendet se ka rënë ndjeshëm trukimi, por e vërteta që vjen nga jashtë flet krejt ndryshe. Meqë në raport nuk paraqitet asgjë, kërkojmë riformatimin e Komisionit të Etikës, sepse nuk po e kryen detyrën në këtë drejtim. Gjithashtu, jemi dakord që të rritet niveli i bashkëpunimit mes FSHF-së dhe klubeve të futbollit, por deri më tani nuk shohim angazhim e seriozitet institucional. Shitja e të drejtave televizive duhet të bëhet në bashkëpunim me klubet. Konstatojmë edhe mungesë transparence për fondin e solidaritetit të UEFA-s, që dedikohet për klubet”.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i presidentit Duka: “Shumë nga fjalët e thëna nga zoti Tomori ishin të pavërteta dhe në disa raste edhe abuzive. Transparenca financiare bëhet në asamble. Shpenzimet e audituara bëhen publike në asamble. Të ardhurat nga fondi i solidaritetit janë të paraqitura në asamble. Statuti parashikon gjithçka më sipër. Nëse anëtarët duan që të bëhet një pasqyrim mujor, duhet të ndryshojë statute. Nuk është e vërtetë që administrata e FSHF-së nuk punon për të shmangur dhunën dhe garantuar mbarëvajtjen e garës. Klubet duhet të bashkëpunojnë më shumë me FSHF-në për të përmirësuar garën. Duhet të parandalojmë fenonimin e dhunës, edhe pse në Shqipëri nuk ka huliganizëm”. /telesport

Next Post
Boronica, zgjidhja për depresionin pas lindjes te femrat

Boronica, zgjidhja për depresionin pas lindjes te femrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In