• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka në median italiane: Ëndërronim një trajner si Reja, ja si e “ngacmova” Ramën për mjekët në Itali

by Ardit Rada
16/05/2020 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armand Duka, kreu i FSHF, ka dhënë një intervistë për “Tuttomercatoweb” në Itali. Temat për të cilat flet janë të shumta, duke nisur me ndikimin e Koronavirusit në futbollin shqiptar, për të vijuar me mjekët që qeveria shqiptare dërgoi në Itali, trajnerin Edoardo Reja, futbollistët e kombëtares në Itali dhe për objektivat e Shqipërisë.

NDIKIMI I KORONAVIRUSIT – “Klubet tona, në përqindje, kanë pasur të njëjtat humbje si klubet e mëdha, 20-25 për qind të buxhetit. Njësoj edhe për ne si federatës, pasi kemi humbur ndeshje që do sillnin para. Shqipëria është ndryshe nga Italia, klubet janë më të brishta. Ne si Federatë u kemi dhënë dy paga atyre që punojnë në futboll. Fatkeqësisht qeveria nuk na ka mbështetur, kështu që vendosëm direkt të jepnim paga për dy muaj”.

MJEKËT SHQIPTAË NË ITALI – “Ishte një gjest i bukur. E vlerësova që ditën e parë dhe e telefonova kryeministrin, duke i thënë që kjo ishte gjëja më e mirë që ka bërë në këtë moment (qesh). Ai tregoi respektin dhe mirënjohjen tonë për Italinë. Në 30 vitet e fundit ka qenë gjithmonë pranë nesh, në çdo fushë dhe veprimtari të jetës. Shumë shqiptarë jetojnë në Itali dhe kemi treguar mirënjohjen tonë. Ishte një gjest i bukur dhe i sinqertë”.

TRAJNERI REJA –  “Reja është jo vetëm trajner i kombëtares, por edhe përgjegjës për ekipet e tjera të moshave, bashkëpunon me trajnerët e tjerë, nga U15, deri tek U21. E njëjta gjë edhe për pjesën tjetër të stafit të tij. E njihja Reja si trajner kur ishte te Napoli. Ka qenë ëndërr për ne që të kishim një trajner të këtij niveli. Pastaj, kur e takova mendova: është 74 vjeç, por nuk e tregon këtë. Ai është i ri, brenda dhe jashtë, stërvit dhe shkon mirë me të gjithë. Me të është rikthyer atmosfera e periudhës kur drejtonte De Biasi”.

OBJEKTIVAT – “Të gjithë mbështesin ekipin e tyre, edhe unë. Gjithsesi duhet të jem realist. Mund të them që Shqipëria përballet me çdo ekip, në Europë, por mund të humbim edhe me ekipe të vogla. Për këtë arsye unë them se në çdo kualifikuese është objektiv të kualifikohemi. Në Nations League duam vendin e parë në grup”.

SHQIPTARËT NË SERIE A – “Kumbulla ka luajtur me ne që nga kombëtarja U15. Pak me Shqipërinë U21 dhe tani është në skuadrën e parë. Kemi shpresa të mëdha tek ai. Kemi shumë lojtarë të talentuar në ekipin e parë dhe te moshat”.

“Portierët? Kemi Strakoshën dhe Berishën. Etriti është një lider, kurse Thomas po lufton për të fituar titullin kampion. Është i ri dhe i Zoti. Reja është në vështirësi, pasi janë të mirë dhe luajnë që të dy. Nuk është e lehtë”.

“Pastaj është edhe Gjimshiti tek Atalanta, që ka kaluar në çerekfinale të Champions League. Ky është sezoni më i mirë në karrierë për të. Berati është zhvilluar dhe ka ndryshuar shumë, tani është një lider. Për të mos përmendur më pas edhe Elseid Hysaj, kapitenin tonë, një referencë në kombëtare dhe lojtar i një klubi të madh si Napoli”, përfundon Duka.

/e.rr

Next Post
Pezullohet polici që dhunoi të miturin në mes të rrugës, vijojnë hetimet për 3 të tjerët

Pezullohet polici që dhunoi të miturin në mes të rrugës, vijojnë hetimet për 3 të tjerët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In