• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka: Mos u habisni nga koalicioni PD-PS, në marrëveshje theksohet bashkëpunimi për legjislaturën e ardhshme

by A R
31/05/2017 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Intervistoi Andrea Danglli

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni mes PS-së dhe PD-së pas zgjedhjeve elektorale.

Në një intervistë dhënë për gazetën “TemA”, ai thotë se nuk duhet të çuditemi nëse në legjislaturën e ardhshme do të kemi një bashkëpunim të tillë.

Duka rendit edhe disa nga pikat e programit të tij, ku përmbushja e tyre do të shërbente si një “biletë politike” për të bërë koalicion me partitë e tjera.

I pyetur lidhur me “tensionin politik” të prodhuar brenda strukturave Partisë Demokratike për shkak të listës së kandidatëve për deputet, ai gjykon se ishte i nevojshëm një ekuilibrim mes prurjeve të reja dhe atyre të vjetra.

Kryetari i PAA-së argumenton se figurat e larguara nga gara e 25 qershorit, kanë qindra mënyra të tjera për të punuar në favor të PD-së edhe jashtë parlamentit.

Më tej ai shprehet se forca politike që drejton synon të marrë 3 mandate, çka sipas tij do ta forcojë ndjeshëm brenda parlamentit.

Z.Duka, cili është gjykimi juaj lidhur me “tensionin politik” të prodhuar brenda opozitës pas publikimit të listave për garën e 25 qershorit?

Në gjykimin tim pati një ngarkesë spekulimesh për të krijuar një klimë negative mbi opozitën. Reagimi i të larguarve ishte tejet normale, këto janë dinamikat e politikës. Në një moment të tillë kur vendimet duhen marrë me një farë shpejtësie dhe vendosmërie, krijohen pakënaqësi.

Dua të shtoj gjithashtu se debati u përqendrua gabimisht mbi ata që nuk ishin sesa ata që janë. Këto lista kanë prurje shumë interesante për qytetarët dhe parlamenti i ardhshëm do të jetë patjetër më cilësor se ai i shkuari.
Mendoni se listat duhet të ishin konsultuar më tepër me bazën apo kryesinë, çka është e parashikuar dhe në statutin e PD-së?

Nuk gjykoj se është momenti i duhur për të ngritur një debat mbi demokracinë e brendshme të partive politike. Nëse duam ta zhvillojmë këtë debat pse mos të përmendim këtu mënyrën sesi u zëvendësua kandidati i PS-së për Bashkinë e Kavajës. Nuk pashë reagime në media për modalitetet, as për shkelje statuti. Si qytetarë mendoj se demokracia e brendshme e partive politike duhet të përmirësohet, por mënyra sesi debati po zhvillohet këto tre ditë më bën të dyshoj për qëllimet, pasi në 27 vite vendimmarrja e partive politike nuk ka qenë më demokratike sesa është sot.
Nëse do ishit kryetar i PD-së, çfarë vendimi do të merrnit lidhur me figurat historike të kësaj force politike?

Të jesh Kryetar i një partie të madhe do të thotë të kesh përgjegjësi të mëdha jo vetëm ndaj strukturave partiake, por edhe ndaj pritshmërive të një opinioni publik më të gjerë. Politika, që të ketë rezultate, ka nevojë për një farë ekuilibri. Bashkëjetesa midis prurjeve të reja dhe figurave historike që përfaqësojnë trungun ideologjik të saj, e rigjenerojnë atë.  Basha e mbajti këtë ekuilibër në gjykimin tim. Të bësh politik do të thotë të zgjedhësh, nëse zgjedhja e Bashës ishte e duhur, do ta përcaktojnë qytetarët me votën e tyre në 25 qershor.

 Meqë jemi tek pritshmëritë, sa mendoni se do të ndikojë “eliminimi” i këtyre figurave në zgjedhje?

Unë nuk guxoj ta quaj eliminim, pasi ato persona u lanë jashtë liste jo jashtë politikës. Nëse janë mbështetës të zjarrtë të kësaj force, ka qindra mënyra të tjera për të punuar për atë dhe jo vetëm nga parlamenti. Edhe pse zhurma që bëri në media mungesa ishte e madhe, gjykojë se elektorati ka më shumë nevojë të dëgjojë propozime konstruktive, jo debate mbi listat. Pra efektet do të jenë të limituara në 25 qershor.

Ju në këtë proces zgjedhor kandidoni në Durrës si pjesë e listës së një formacioni polit, ku në garën elektorale të vitit 2005 e kishit përballë. Si ndjeheni për këtë?

Unë kandidojë në të njëjtën zonë, për të njëjtët mbështetës, me të njëjtin qëllim, të përfaqësojë denjësisht çështjet për të cilat jam angazhuar në politikë. Në veprimtarinë time politike i kam dhënë përparësi politikave dhe jo ideologjisë. Unë në atë listë nuk përfaqësoj PD-në ose PAA-në. Unë përfaqësoj ato çështje që janë lënë në harresë si bujqësia, blegtoria, peshkimi dhe ambienti. Përgjegjësia ime përpara elektoratit do të jetë mbi punën time, mbi këto tematika në parlamentin e ardhshëm, jo mbi debatet ideologjike që nuk i kanë dhënë drejtim problematikave të zonave rurale dhe 350 mijë fermerëve shqiptarë.

Por z.Duka, a nuk mendoni se duke kandiduar nën siglën e Partisë Demokratike keni dëmtuar partinë tuaj e cila këto zgjedhje kishte testin e parë elektoral?

Jo, nuk e mendoj këtë. Testi i parë elektoral i PAA-së ka qenë në Kolonjë, aty kuptuam si forcë politike që diçka nuk shkonte në proceset elektorale. Tjetërsimi i votës dhe pjesëmarrja e administratës publike në fushatë na dëmtoj. Nëse nuk do të kishim zhvilluar betejën për zgjedhje të lira në krah të PD-së, me shumë gjasa zgjedhjet e 18 qershorit do të ishin një pasqyrim i shëmtuar i zgjedhjeve në Kolonjë. Si pasojë e kodit zgjedhor, i cili është totalisht në disfavor të partive të vogla dhe pamundësia për të hyrë në koalicion parazgjedhor, zgjodhëm propozimin e z. Basha për t’u bërë pjesë e listave të PD-së. Në gjykimin tim PAA do të forcohet akoma edhe më shumë, pasi me ndihmën e elektoratit tonë, ne do të kemi 3 deputet në parlamentin e ardhshëm që do të merren ekskluzivisht me ato tematika që ka përzemër elektorati i PAA-së. Normalisht kjo ishte një zgjidhje disi e sforcuar, por jam i bindur se kemi bërë zgjedhjen e duhur.

A shihni një koalicion Rama-Basha pas zgjedhjeve?

Gjëja e parë që kam mësuar në politik është shprehja “kurrë mos thuaj kurrë’, kjo është shprehja më emblematike e kësaj fushe. Nuk është naivitet të mendosh se mund të ketë një tentativë qeverisës midis PS dhe PD nëse konfigurimi i parlamentit të ardhshëm do të kërkojë një aleancë të tillë. Për më tepër, në marrëveshjen e sigluar nga palët, theksohet një bashkëpunim për legjislaturën e ardhshme, pra nuk kemi pse të habitemi nëse kjo do të ndodhë.

Më herët  keni thënë se nuk e përjashtoni koalicionin pas zgjedhor me Partinë Socialiste. Sot, teksa jeni pjesë e listës “Basha”,  a ekziston një alternativë për të bërë koalicion pas zgjedhor me PS-në?

Deklarata ime ka qenë kjo: nëse një forcë politike mbështet pikat e programit tonë mbi bujqësinë, naftën dhe subvencionet, ne jemi të hapur për diskutime. Në këtë moment programi ynë për bujqësinë është në harmoni me atë të PD-së. Ne si PAA u rreshtuam në kampin opozitar, përpara 18 shkurtit, edhe për shkak të divergjencave me PS-në për sa i përket bujqësisë, fushë në të cilën në 2013 kishte premtuar shumë, por shumë pak nga ato premtime u bënë realitet./Tema

Next Post
Acosta, kjo bombë më shumë atribute

Acosta, kjo bombë më shumë atribute

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ E largoi si ministër të Brendshëm, por i jep një detyrë të re, reagon Rama: Lamallari do i bashkohet…

VIDEO/ E largoi si ministër të Brendshëm, por i jep një detyrë të re, reagon Rama: Lamallari do i bashkohet…

September 11, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Luftë me flakët në 4 qarqe, përmirësohet situata e zjarreve në vend, Mbrojtja: Nga 40 vatra, vetëm 9 aktive, s’ka rrezik për banorët

September 11, 2026
Po trafikonte 11 klandestinë nga Pakistani dhe Bangladeshi drejt vendeve të BE, arrestohet 27-vjeçarit në Korçë, në kërkim 2 të tjerë

Po trafikonte 11 klandestinë nga Pakistani dhe Bangladeshi drejt vendeve të BE, arrestohet 27-vjeçarit në Korçë, në kërkim 2 të tjerë

September 11, 2026
FOTO/ Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari, Interpoli nis procedurat e ekstradimit

FOTO/ Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari, Interpoli nis procedurat e ekstradimit

September 11, 2026
Ndryshime në qeverinë “Rama”, jep dorëheqjen ministri i Brendshëm Lamallari, në vend të tij Ervin Demo! Pritet dhe emri në krye të Pushtetit Lokal

Ndryshime në qeverinë “Rama”, jep dorëheqjen ministri i Brendshëm Lamallari, në vend të tij Ervin Demo! Pritet dhe emri në krye të Pushtetit Lokal

September 11, 2026
Nga Al-Kaida te “ujqit e vetmuar” dhe Inteligjenca Artificiale: Si ndryshoi terrorizmi pas 11 Shtatorit?

Nga Al-Kaida te “ujqit e vetmuar” dhe Inteligjenca Artificiale: Si ndryshoi terrorizmi pas 11 Shtatorit?

September 11, 2026
DETAJET/ U zhduk pa gjurmë 8 vite më parë, Gjykata e Vlorës shpall të humbur Elvis Troqen: Pasuritë e tij do të administrohen nga…

DETAJET/ U zhduk pa gjurmë 8 vite më parë, Gjykata e Vlorës shpall të humbur Elvis Troqen: Pasuritë e tij do të administrohen nga…

September 11, 2026
“E njohim mirë këtë stil”- Prestigjiozja amerikane “Newsweek”: Si lufta ligjore kundër Trump-it dhe Veliajt është kthyer në një model global!

“E njohim mirë këtë stil”- Prestigjiozja amerikane “Newsweek”: Si lufta ligjore kundër Trump-it dhe Veliajt është kthyer në një model global!

September 11, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

“Ata do bënin bombën bërthamore”- Trump i vendosur: Do ta nisja sërish luftën me Iranin, nuk pendohem për vendimin që mora!

September 11, 2026
Putin mbërrin në New Delhi për samitin e BRICS, në fokus lufta në Ukrainë e Iran dhe tregtia globale

Putin mbërrin në New Delhi për samitin e BRICS, në fokus lufta në Ukrainë e Iran dhe tregtia globale

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com