• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka: Maxhorancai solli me koshiencë të plotë kriminelët në kuvend

by Java News
05/06/2016 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste është shprehur gjatë një takimi me banorët e Elbasanit se mazhoranca aktuale me koshiencë të plotë zgjodhi të fuste në Parlament njerëz me rekorde kriminale, ndërkohë që tashmë na thotë se “Ku janë?”.

Sipas kryetarit Duka, ata po dalin çdo ditë. Po ashtu Duka premtoi se Partia Agrare Ambientaliste nuk do të ketë asnjëherë në përfaqësimin e saj njerëz të tillë, por njerëz profesionistë dhe të punës.

“Ka një opozitë e cila vë gishtin dhe tregon njerëz me emra si në parlament edhe në krye të pushtetit vendor të cilët janë me rekorde kriminale. Ndërkohë që ka një mazhorancë, një kryeministër i cili jo më larg se dje në një takim me Forumin e Gruas së Partisë Socialiste, deklaroi që “Ku janë kriminelët?”. Këto po dalin çdo ditë. Por nuk është kjo që na shqetëson, problemi është, sipas mendimit tim të paktën, njerëzit duhet të zgjedhin me opinion, jo vetëm me letra, sepse kjo puna e letrave, shkresave për të gjetur dëshmi të pastra penale, lindi pikërisht nga kjo. Këta me koshiencë futën njerëz me rekorde kriminale në parlament. Dhe pse i futën? Jo se i donin fort, por sepse mendohet se janë më të fortë dhe ata grumbullonin më shumë vota për të ardhur në pushtet. Pra nëse kjo kthehet në qëllim në vetvete, atëherë kjo sjell këtë pasojë që ne kemi sot. Kjo politikë konfliktuale në fund të fundit po vonon reformat. Ka raste që kthehet në butafori, në ngjarje groteske, siç janë këto rastet e fundit, dorëheqje, rifillim përsëri. Unë mendoj se Partia Agrare Ambientaliste, do të zgjedhë njerëzit e punës. Është shumë e thjeshtë për të marrë opinionin e njerëzve. Por nëse ti nisesh edhe kërkon njerëz të fortë për të mbledh vota, ose njerëz që kanë përkrahjen e të fortëve siç ka ndodhur në shumicën e vendeve në Shqipëri si Krujë, Kavajë, Durrës, Shijak, etj, edhe nëse ato nuk janë të fortë por rrethohen nga të fortit, atëherë kjo kthehet në një terren i cili dëmton jo vetëm politikën e kësaj partie, por dëmton politikën në përgjithësi. Prandaj unë i bëj thirrje politikanëve të të dy krahëve që të zgjedhin njerëzit e ndershëm sepse nëpërmjet tyre në fund të fundit pastrojmë veten tonë por jemi shembull pozitiv për gjithë shoqërinë shqiptare dhe kjo do të sjellë vetëm zhvillim. Për këtë ju jap fjalën se të gjithë njerëzit që do të zgjidhen nga Partia Agrare Ambientaliste për të qënë në kreun e listave do të jenë njerëz të punës, njerëz të cilët japin shembull pozitiv, njerëz të cilëve ndoshta do u kërkojnë edhe formularin e dekriminalizimit thjeshtë për formalitet sepse bërë ligji, por opinioni juaj do i vlerësojë ata. Pra njerëz të punës që nuk do të kenë nevojë fare të paraqesin asnjë dokument dekriminalizimi” tha Duka.

Në këtë takim në Elbasan u prezantuan kryetarët e PAA në të gjithë bashkitë e Qarkut të Elbasanit, të Forumit të Gruas dhe të Rinisë.

I pranishëm në këtë takim, ish-kryetari i PAA Xhuveli, tha se PAA tashmë ka hyrë në një epokë të re të saj, atë të ristrukturimit, dhe bëri thirrje për hedhje të bazave të forta sepse tashmë, sipas tij, janë mundësitë që PAA të ketë një përfaqësim të madh në parlament.

Next Post

Telefoni juaj regjistron në mënyrë sekrete ku shkoni, por... ja si mund ta shihni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës: Një vendim i drejtë!

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës: Një vendim i drejtë!

March 17, 2026
Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

March 17, 2026
Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

March 17, 2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

March 17, 2026
Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

March 17, 2026
U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

March 17, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta sot në Tiranë me 202 lekë/litri, ekspertët: Treg monopol, të aktivizohet rezerva e sigurisë

March 17, 2026
Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

March 17, 2026
Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

March 17, 2026
Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In