• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka: Krenar për Kombëtaren, ndaj Rumanisë pa presion

by A R
18/06/2016 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një skuadër që i bëri të gjithë shqiptarët krenarë dhe një publik që mahniti Europën. Lojë, grintë, zemër dhe përkushtim për fanellën kuqezi. Edhe pse fati nuk ka qenë me Kombëtaren në dy ndeshjet e para të Euro 2016, presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, kërkon nga skuadra që të veprojë në fushë njësoj si ndaj Zvicrës dhe Francës.

“Jam krenar për sjelljen e të gjithëve në këtë kompeticion. Me sjelljen dhe kontributin e futbollistëve, patjetër, por dhe me sjelljen dhe mbështetjen e tifozëve dhe mënyrën sesi e kanë bërë atë mbështetje për të treguar vlerat tona të vërteta. Jo vetëm ne, futbollistët dhe të gjithë kemi dashur shumë më tepër nga këto dy ndeshje. Pas ndeshjes me Zvicrën, në gjaknxehtësi e sipër, i thashë dikujt në dhomat e zhveshjes që nuk na duhen humbjet dinjitoze, por kemi nevojë për fitoren. Por, kur në ndeshjen me Francën dhamë gjithçka dhe fitorja nuk erdhi, nuk ke çfarë ti thuash më tepër skuadrës. Këtë duam edhe nga ndeshja me Rumaninë, jo vetëm nga skuadra, por edhe nga spektatorët. Nëse do të bëjmë të njëjtën gjë mbetet që fati të na ndihmojë. Kaq janë mundësitë tona, ekipi ka dhënë gjithçka. Po të bëjnë të njëjtën gjë edhe ndaj Rumanisë, pavarësisht rezultatit sinqerisht që do jem shumë i kënaqur. Uroj që lodhja të mos ndikojë te ekipit, apo që lojtarët të mos kenë presion se duhet me patjetër të bëjnë rezultat pozitiv për t’u kualifikuar”, tha Duka.

Pas e vendosi theksin se Shqipëria nuk duhet detyrimisht ta sulmojë kundërshtarin, por fillimisht duhet të mendojë të mos pësojë gol, presidenti Duka zbuloi çfarë kërkoi nga lojtarët, ndërsa foli edhe për aspektin psikologjik dhe fizik të skuadrës.

“Ne jemi gjatë gjithë kohës së bashku, patjetër që flasim me trajnerët, stafin dhe futbollistët. Ajo që i thashë gjatë ceremonisë për ditëlindjen e trajnerit është se unë dhe të gjithë të tjerët janë shumë të kënaqur për atë që ekipi dha në fushë në ndeshjen me Francën. Nga një ndeshje futbolli të mbetet merak kur nuk i merr gjithçka ekipit, por kur i merr gjithçka dhe fati nuk të ndihmon, padyshim që je i kënaqur. Duke parë që i gjithë opinioni e vlerëson maksimalisht kontributin e skuadrës dhe nuk i vendos lojtarët në përgjegjësi për humbjen me Francën, bën që gjendja psikologjike të rikuperohet mjaftueshëm për të përballuar sfidën me Rumaninë. Gjendja fizike është ajo që duhet ndryshuar, sepse të luash 3 ndeshje në nivele të tilla në harkun e 8 ditëve, me intensitet shumë të lart. Ju i keni analizuar sa shumë energji dhe sa shumë kanë vrapuar djemtë tanë. Nuk i kam ndjekur të gjithë, por ndoshta mund të jenë skuadra që ka vrapuar më shumë”, u shpreh Duka.

Duka analizoi edhe dy humbjet e pësuara, nga emocionet e debutimit me Zvicrën, te drama ndaj Francës.

“Goli i pësuar në minutën e fundit është më dramatik dhe lë më tepër shenjë. Por, gjëra për të analizuar dhe për të korrigjuar më shumë kishte në ndeshjen me Zvicrën. Te Franca, mund të thuash që në rastin e golit të shënuar sulmuesi ishte i vetëm. Por, lodhja bëri të vetën, sepse të përballosh një kundërshtar që është një pretendent dhe për më tepër luan përpara tifozëve të saj, lodhesh shumë dhe kjo e nxjerr skuadrën nga detyrat”, theksoi ai.

Arritja e një rezultati pozitiv historik ndaj Rumanisë, jo vetëm do të zmadhojë festën e shqiptarëve, por edhe do të shpërblehet, pavarësisht se në një eveniment të tillë shifrat ekonomike nuk shërbejnë si motivim.

“Bonusi është shumë i madh. Dëshira është shumë e madhe. Ky ekip, këta lojtarë janë aq shumë të lidhur me fanellën, me ndjenjat kombëtare sa nuk ka vlerë më të madhe sesa kjo. Vlera ekonomike nuk është diskutuar ndonjëherë dhe nuk është një motiv më tepër për rezultat. Por, nëse ka ia dalim me sukses, jo vetëm federata e futbollit, por të gjithë nga gëzimi do ti shpërblenin financiarisht, për të treguar sa shumë e donim rezultatin pozitiv”, perfundoi Duka. (java /r.a)

Next Post

Si sot më 18 Qershor lindi Dimitrov dhe vdiq Gorki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Rikthehet vala e të nxehtit afrikan, ditët dhe zonat më të nxehta në vend

July 6, 2026
Haaland eliminon Brazilin nga Botërori, Anglia kalon Meksikën mes spektaklit

Haaland eliminon Brazilin nga Botërori, Anglia kalon Meksikën mes spektaklit

July 6, 2026
“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In