Presidenti i FSHF, Armando Duka pak orë para ndeshjes së madhe që do të zhvillohet sot përballë Armenisë shprehet se ekipi duhet që të harrojë humbjen me Serbinë dhe të përqendrohet vetëm te kundërshtari i radhës.
“Është një sfidë e ngarkuar emocionalisht, krahasimisht me kundërshtarin, shumë më e ngarkuar.
Shqipëria luan për kualifikim, ndërsa kundërshtari nuk ka asgjë për të humbur.
Kemi më shumë ngarkesë emocionale dhe ne vijmë pas një disfate në shtëpi.
Ngarkesa emocionale janë më shumë nga ne, por ky është futbollit dhe duhet të kalohen edhe ngarkesat emocionale”, tha Duka.