• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka i përgjigjet sulmeve të Braçes: Nëse paguan lekët, i vendosim emrin e tij stadiumit të ri

by A R
11/11/2019 07:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë me “Zona Gol” foli për stadiumin e ri, i testuar me një ndeshjeje të futbollist të femrave, për shitjen e emrit (Airlines Albania) dhe mënyrën sesi do të menaxhohet ky impiant.

President, dukeni sikur jeni para stadiumit të vjetër…

Kjo pamja e fasadës ia kujton të gjithë historinë, qoftë profesor Hafizit dhe të tjerëve. Projekti është arritur.

Kur vendosët që do ta ruanit fasadën?

Nuk do të merremi më me ato përrallat nga e kaluara.

E ndoqët ndeshjen Juventus-Milan?

Kam parë vetëm minutat e fundit të Juves – Milan, fatkeqësisht golin e Dybalas.

I kënaqur me ndeshjen e femrave?

E ndoqa nga fillimi deri ne fund, për të parë sesi funksiononte stadiumi. Pamë futboll të bukur, jo rastësisht e testuam me femrat, sepse futbollin e femrave e kemi prioritet.

A keni menduar ndonjëherë që ky stadium nuk do të bëhet ndonjëherë?

Shpeshherë kam menduar që do të jetë e vështirë, tani që është realizuar mund të duket e lehtë. Ka marrë shumë kohë që nga projektimi, kemi kontaktuar me shumë kopani derisa gjetëm një zgjidhje, që mendoj se ka qenë optimale.

Sa kërkesa për bileta kemi patur për ndeshjen me Francën?

Nuk kam një përgjigje fikse apo një database sesa bileta janë shitur. Di që shumë shqiptarë duan ë kenë biletë për arsyen e stadiumit, të Kombëtares së Francës. Në dijeninë time është rasti që ka më shumë kërkesa në histori.

Keni menduar ndonjëherë se nuk do ta ndërtonit në afat?

Kemi eksperiencë në ndërtimin e stadiumeve. Ajo na ka dhënë besim, pavarësisht shumëkush mendonte që nuk do t’ia arrinim. Kemi punuar edhe në Elbasan deri në ditën e fundit, shisnim biletat ndërsa montonim stolat. Duke kujtuar stadiumin e Elbasanit dhe të Shkodrës kisha besim që do ta bënim në kohë. Vënia e objektivit ishte e rëndësishme dhe realizimi na detyroi të punonim ditë e natë për ta realizuar ndeshjen e parë brenda afatit. Po punohet edhe tani, që të jemi drejt perfeksionit për ndeshjen me Francën.

Është konfirmuar ndeshja me Francën, si përfundim?

E kam thënë që para një muaji, kemi ndarë ftesën e do të bëjmë dasmën. I gjithë komuniteti i futbollit do ta shijojë më 17 nëntor, shpresoj me një rezultat pozitiv.

Sulmet nga Erjon Braçe?

Nëse do flisja me mendimin e karriges do flisja ndryshe. Komercializimi është gjëja më optimale e mundshme. Nuk dua të bëjë replikë me asnjë. Në kushtet që jemi, ky stadium është ndërtuar me donacion nga UEFA. Financimi i UEFË-s është 10 milionë euro + TVSH që qeveria na ka mbajtur padrejtësisht. Është një hall më i madh për ta mirëmbajtur në të njëjtën gjendje.

Është e pamundur nëse nuk komercializojmë gjërat e mundshme. Është një model që e ndjek e gjithë Europa. Edhe unë mund ta doja që të ishte një emër sportisti, por jemi të detyruar se kemi nevojë për burime financiare. Nëse zv.kryeministri flet nga karrigia, mund të hedhë ato lek dhe ne i vejmë emrin e tij.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In