Agron Duka i cili nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit dhe mbeti jashtë Kuvendit në reagimin e tij të parë pranon se ka gabuar që besoi fort të garonte i pesti në listën e PD-së, pasi duhet të provonte veten nën siglën e partisë së tij.
Duke folur për “News 24”, Duka tregoi telefonatën e mbrëmshme me kreun e PD-së, Basha, për të cilin thotë se nuk i duhet faturuar personalisht atij e gjithë humbja.
“Dje kam folur në telefon, më tha a ka shanse të merret mandati i pestë, i thashë jo. E pashë ishte i mërzitur, më vjen keq edhe për të se nuk kam pse të gëzohem që ai ka këtë rezultat. Ai është djalë i ri, i thashë se humbët betejën duhet të shihni përpara. Kjo është shumë e vështirë, por me forcë karakteri njeriu e kalon”- tha Duka.
ma.me