• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka flet pas paktit me Bashën: Nuk e kisha të lehtë ta merrja vendimin, do të jem brenda treshes së parë në Durrës

by A R
14/01/2021 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas negociatash të vështira me Partinë Demokratike, Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste arrin marrëveshjen me Lulzim Bashën për të qenë në tre vendet e sigurta në listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Durrësit.

Në një interviste për Tv Klan, Duka thotë se forca që ai drejton do të dalë në 25 Prill me një listë të përbashkët me Partinë Demokratike, duke patur të sigurtë një deputet në zgjedhje.

“Këto negociata  nuk ishin të lehta. Vendimi për t’u marrë ishte i vështirë nga të dy palët, sidomos nga PAA. Ramë dakord që unë të jem në pjesën e sigurt të listës, në tre vendet e para në listen e Durrësit. Kandidatët e tjerë të PAA në 11 qarqe do të kandidojnë në pjesën jashtë listës”.

Pavarësisht se Kodi i ri Zgjedhor e kushtëzon në përmbushjen e pritshmërive të tij elektorale si PAA, Duka nuk e mohon ambicjen për të nxjerrë edhe dy deputetë të tjerë, një në Fier e një në Tiranë.

 “Që do një kandidat siç është rasti i Tiranës apo i Fierit, ku ne kemi struktura të mira, të mund të kapërcejë atë numrin e domosdoshëm për të dalë”.

Parimisht të mbyllur marrëveshjen me Lulzim Bashën e cilëson edhe Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Ai thotë se futja në dhjetëshen e vendeve të sigurta në Qarkun e Tiranës është vijim i  marrëveshjes së bërë më herët nga kryedemokrati me 5 krerët e partive opozitare pas djegies së mandateve të deputetit.

 “Këtë punë e kemi të mbyllur. Unë do të jem në Tiranë”.

Negociatat më të vështira janë me aleatin historik të demokratëve, Partinë Republikane. Kjo pasi bazuar në kalkulimet elektorale të kësaj force të drejtuar nga Fatmir Mediu, kërkon 3 deri në 4 mandate në pjesën e sigurt të listës së përbashkët. Mësohet se një mosarritja e një marrëveshje të përbashkët me Mediun, nuk përjashton aspak daljen e PR më vete në këto zgjedhje.

Nard Ndoka i PDK-së dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së janë fare pranë mbylljes së marrëveshjes për të qënë në listën e përbashkët të kandidatëve në Shkodër e Vlorë.

Ende pa marrëveshje është edhe PDIU dhe LSI, e cila ka paralajmëruar se do të dalë me listën e saj në këto zgjedhje.

/a.r

Next Post
“Kemi shumë personel mjekësor të infektuar me COVID”/ Mjekja e ISHP: Qytetarët duhet të tregohen vigjilent

"Infektimet u shtuan nga festat e fundvitit", Daja: Vera do të sjellë qetësim të situatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In