• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka flet pas letrës për Metën: Protesta jonë edhe kundër LSI-së

by A R
22/02/2017 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Intervistoi Andrea Danglli

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, hedh më tepër dritë mbi letrën adresuar kryetarit të LSI-së Ilir Meta si dhe raportet që ka aktualisht me këtë forcë politike.

Në një intervistë dhënë për gazetën “TemA”, Duka pohon se apeli i pardjeshëm ndaj Metës ishtenjë vendim i marrë për t’i shërbyer zgjidhjes së krizës politike në vend.

Protestën e opozitës ai  e sheh si një pakënaqësi ndaj të gjithë qeverisë duke përfshirë këtu edheLëvizjen Socialiste për Integrim. Duka gjykon se  LSI-ja është po aq përgjegjëse për keqqeverisjen sa PS-ja dhe partitë e tjera të koalicionit.

I pyetur për krijimin e një “poli të tretë” mes partive të vogla siç aludohet në media, ai deklaron se nuk ka dijeni të ndonjë plani të tillë.

Më tej, kryetari i PAA-së siguron se në zgjedhjet e 18 qershorit, partia që përfaqëson do të shkojë krah opozitës së udhëhequr nga Partia Demokratike,  duke hedhur kështu poshtë zërat  për ndonjë bashkëpunim të mundshëm me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Z. Duka, a ka ndonjë deputet të pakënaqur në parlament i cili në zgjedhjet e qershorit ju ka shprehur vullnetin për të kandiduar nën emrin e partisë suaj?

Andrea, Partia Agrare Ambientaliste pothuajse i ka gati listat me kandidatët për deputetë dhe brenda këtyre ditëve në do të bëjmë prezantimin e tyre.  Janë të gjithë figura të spikatura dhe me reputacion publik, sidomos në zonat ku ata kandidojnë.

Ju i keni bërë një ftesë publike Ilir Metës pas një dreke që konsumuat së bashku. Ishte një kërkesë e tij kjo apo thjesht e kishit menduar më parë?

Faktikisht dreka e një dite më parë ishte diçka e rastësishme, ndërsa sa i përket letrës publike që i nisa kreut të LSI-së, e kisha menduar më herët si një lëvizje që ndoshta do t’i shërbejë zgjidhjes së krizës.

Unë bëra përpjekjen time dhe do të vazhdoj të angazhohem edhe me faktorë të tjerë deri në përmbushjen e kësaj kërkese legjitime të opozitës.

Pse zgjodhët t’i drejtoheshit Ilir Metës dhe jo Edi Ramës ?

Ilir Meta si bashkëkryetar i koalicionit qeverisës e ka artikuluar edhe më herët idenë e qeverisë teknike, prandaj letra i drejtohej pikërisht atij.

Dhe qeveria teknike është një garanci për zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që ato të jenë të lira e të ndershme. Kështu shmangim edhe kontestimet e mundshme pas shpalljes së rezultatit.

Kur protestoni kundra qeverisë, a është kjo edhe një pakënaqësi ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila është pjesë e koalicionit qeverisës?

Ne e shikojmë qeverinë si një të tërë. Nuk mund ta parcelizojmë qeverinë, në të PS-së, LSI-së apo të partive të tjera që janë pjesë e mazhorancës. Natyrisht që edhe LSI-ja është po aq përgjegjëse për keqqeverisjen sa PS-ja dhe gjithë partitë e tjera.

Pse mendoni se e majta duhet t’i lirojë vendin të djathtës? Sipas jush, çfarë rigjenerimi kanë bërë në strukturat e tyre forcat politike të djathta që shqiptarët t’i besojnë sërish?

Mendoj se çështja nuk mund të shtrohet në këtë mënyrë, që njëra palë t’i lirojë vendin tjetrës sepse kështu anashkalojmë sovranin, i cili e ka në dorë rotacionin e pushtetit.

Janë qytetarët që duhet të vendosin me votë se kujt duan t’i delegojnë pushtet. Ne thjesht kërkojmë garanci që vota e qytetarëve të mos cenohet, që vullneti i tyre të mos tjetërsohet.

Nëse do kishit një ftesë nga LSI për koalicion, a do të bashkohej Partia Agrare Ambientaliste me të?

Partia Agrare Ambientaliste është pjesë e koalicionit opozitar të udhëhequr nga Partia Demokratike dhe në zgjedhje do të dalë si pjesë e opozitës. LSI është pjesë e qeverisë.

Shpesh herë media diskuton për një “pol të tretë” që mund të krijohet mes partisë suaj, asaj të zotit Blushi dhe disa partive të tjera të vogla. A ka pasur ndonjë plan të tillë për krijimin e polit të tretë politik?

Ne i kemi bërë të qarta prej kohësh qëndrimet tona dhe mendoj se s’duhet të ketë më vend për dyshime. PAA-ja është në opozitë me këtë qeveri dhe në zgjedhje do të dalë si pjesë e koalicionit opozitar të udhëhequr nga Partia Demokratike. Nuk jam në dijeni të ndonjë tentative për të krijuar “pol të tretë”. Partia Agrare Ambientaliste është  përqendruar tek protesta e opozitës dhe kërkesa për një qeveri teknike që do të garantojë zgjedhjet e ardhshme.

Eurodeputeti Knut Fleckenstein në një intervistë teksa komentoi protestën, ka thënë se opozita duhet të provojë akuzat për blerjen e votave me paratë e drogës dhe të krimit. 
A ka opozita prova për këto akuza? Dhe nëse i ka pse nuk i çon në Prokurori?

Nuk dua të komentoj deklaratat e eurodeputetit dhe të askujt tjetër, pasi tjetërsimi i votës në Shqipëri, shit-blerja e saj është një fenomen që e njohim të gjithë. Ne e pamë çfarë ndodhi në Korçë sapo kjo mazhorancë kishte ardhur në pushtet. E pamë çfarë ndodhi edhe në Dibër. Denoncimet në media ishin të shumta, madje edhe në prokurori. Kështu që mendoj se shit-blerja e votës është një çështje që duhet trajtuar seriozisht. Ne si klasë politike duhet të jemi bashkë për t’u ndarë njëherë e mirë nga ky fenomen i shëmtuar e kriminal.

/b.d

Next Post
“Sindroma e zemrës së thyer”, rreziku i ri i zbuluar nga përdorimi i kanabisit

KORÇË/ Kultivuan 11.500 rrënjë kanabis, Prokuroria kërkon 37 vite burg për 5 autorët, emrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In