• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Duka e konfirmon trajnerin italian: “Reja duket si 40 vjeç”; tregon dhe për Brojën: Prindërit duhet ta edukojnë  

by Java News
20/11/2021 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka folur përpara mediave duke konfirmuar në krye të pankinës trajnerin e Kombëtares, Edi Reja. Gjithashtu kreu i qeverisë së futbollit ka folur edhe për çështjen Broja të një deklarate që ka thënë ish-futbollisti i Kombëtares, Rudi Vata:

Shqipëria – “Ekipi Kombëtar ka grumbulluar 18 pikë si asnjëherë tjetër, ka pasur paraqitje pozitive. Ka rinovuar ekipin dhe është premtues për të ardhmen. I gjithë ekipi nga drejtuesit e departamentit në FSHF deri te futbollistët dhe trajneri dhe stafi teknik për mendimin tim kanë bërë një punë të kënaqshme dhe e kanë arritur objektivin. Është luftuar për të qenë në Botëror, ishim shumë afër. Mund të kishim arritur, në ndeshjen ndaj Polonisë nuk kishim fat, kishim mungesa dhe nuk arritëm që të ishim në Play-Off të Botërorit.”

Vlerësimi për Kombëtaren – “Në futboll edhe finalista dhe fituesja e kupës së Botës nuk merr notën 10, vlerësimet janë subjektivet, nga 1-10 do t’i vendosja 8.”

Reja – “Trajneri dhe stafi dhe që ne e kemi filluar një projekt. Reja është krye trajner, por ka dhe staf që punojnë në departamentet e FSHF-së. Ne kemi projekt me të gjithë që kanë nisur punë te stafi teknik i Rejës.”

Broja – “Nuk është e lehtë sepse edhe në familje ka debate, por prindi mundohet t’i edukojë fëmijët sa më mirë. Armando Broja nuk ishte prezent në ndeshjen me Anglinë. Nuk ishte pjesë e ekipit në Angli për arsye se ishte i dëmtuar. U bashkua ekipit në Londër dhe bëri stërvitje individuale, dhe nuk luajti për dyshimin sesi ai ndihej. Janë individët që blejnë grupin dhe duhet të menaxhosh sa më mirë. Pas ndeshjes Broja ka kërkuar që të rikuperohej te Sauthemptoni.”

Stadiumet – “Teuta po rinovon fushën dhe në janar do të luajë në fushën e saj. Të gjithë ekipet e tjera, pothuajse po luajnë në stadiumet e tyre. Ajo që mungon janë fushat stërvitore.”

Kandidimi si president – “Kur të vendoset që do të zhvillohet Asambleja do ta jap përgjigjen nëse do të kandidoj ose jo.”

Kontrata e Rejas – “Në 16 dhjetor hidhet shorti Ligës së Kombeve, ndeshjet zhvillohen në qershor dhe shtator, kontrata e trajnerit përfundon në nëntor. Kontrata është marrëdhënie e dy anshme, nuk mund ta them vetëm unë, se ai mund të deklarojë vetë nëse do të largohet. Në shtator mbaron Liga e Kombeve dhe në nëntor ka ende kohë. Reja e ka ndihmuar Kombëtaren, ka prodhuar shumë futboll. Ka kënaqur shumë me lojën e bukur.”

Pengu – “Pengu më i madh ishte rezultati ndaj Polonisë sepse mund të shkonim në Play-Off.”

Lojtarët nga ekipi A te U-21 – “Kërkesa e Bushit është që të sjellim lojtarë nga Kombëtarja A tek U-21. Ka ndodhur bashkëpunimi i dy stafeve të ekipeve Kombëtareve si Muçi që u ftua në ekip A, por përfundoi tek U-21, dhe më pas u rikthye sërish tek skuadra A. Reja është në një moshë të madhe, por mënyra sesi ai mendon për të ardhmen dhe është si në moshën 40-vjeçare.”

Shoqatat – “Nuk ka asnjë shoqatë të paregjistruara, janë të gjithë të rregullta. Nuk ka asnjë konflikt interesi për atë që përcakton statuti i FSHF-së.”

Trajner shqiptar – “E kam menduar disa herë që mund ta bëjë një trajner shqiptar. E rëndësishme është që trajneri të bëjë detyrën e tij pavarësisht pasaportës që ka.”

Ekipet e tjera kombëtare – “Kanë bërë maksimumin me atë që kanë, mbase për arsye të ekesperiencës së pamjaftueshme dhe mënyra të tjera nuk kanë arritur aty ku duan. U-17 dhe U-21 për përbërjen që ka meriton më shumë në klasifikim.”

Vata dhe pjesa e Udinezes – “Është skandal që të përmendet që trajneri i ka thënë Brojës shko tek Udineze. Në asnjë rast që Edi Reja të shkojë te ndonjë klub.”

Xhaka – “E kam shprehur publikisht që Xhaka la Kombëtaren. Ka kontribuar maksimalisht në fushë. Kohët e fundit për shkak dëmtimi nuk ka qenë pjesë prej 1 viti në ekipin e Shqipërisë. Kam biseduar me të përpara se të deklaronte largimin, ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të Shqipërisë.”, tha Armand Duka.

Next Post
“Kujdes nga grindjet në familje” parashikimi ditor i Horoskopit, ja cila shenjë s’do i ketë punët mirë

Horoskop/ Këto janë 3 shenjat më fatlume për 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shifrat dramatike në SHBA, mbi 8 mijë përdhunime në universitete gjatë vitit 2024

Shifrat dramatike në SHBA, mbi 8 mijë përdhunime në universitete gjatë vitit 2024

October 5, 2026
Rrëfehet William, tregon dhuratën më të shëmtuar që i ka bërë Kate

Edhe në Pallatin Mbretëror ka punë shtëpie: Ja si ndahen detyrat mes Kate dhe William

October 5, 2026
Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet

Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet

October 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi për nesër, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

October 5, 2026
“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

“Ekzekutivi në konflikt interesi”- Tabaku: Qeveria po i pret krahët SPAK-ut me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

October 5, 2026
Harrojini telekomandat! Këto janë objektet më të pista që prekni në dhomën e hotelit

Harrojini telekomandat! Këto janë objektet më të pista që prekni në dhomën e hotelit

October 5, 2026
Lër gjurmën tënde në Piramida Fest… përtej asaj që di!

Lër gjurmën tënde në Piramida Fest… përtej asaj që di!

October 5, 2026
Kuvendi i Kosovës i hap rrugë ndryshimeve për Gjykatën Specialen, pr/ligji miratohet në parim me 91 vota

Kuvendi i Kosovës i hap rrugë ndryshimeve për Gjykatën Specialen, pr/ligji miratohet në parim me 91 vota

October 5, 2026
Rinas/ U kapën me dokumente false edhe me mallra kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë dhe një bjelloruse

Ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari nga Shkodra i dënuar me 26 vite burg, ja akuza e rëndë

October 5, 2026
“Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!

“Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com