• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka dhe Rrokaj fillojnë punën si pedagogë: Mezi shkonim në Parlament, tani ndihemi më mirë

by Java News
27/03/2019 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Valentina Duka dhe Shezai Rrokaj i janë kthyer përfundimisht dhe me kohë të plotë auditorëve, duke i kthyer shpinën një Parlamenti konfliktesh.

“Të them të vërtetën, ashtu si u katandis ky Parlament, më mirë në auditorë, unë isha pedagog i jashtëm më parë, tani ndihem plotësisht në lëkurën time”, thotë Shezai Rrokaj.

“Më mirë mirë në auditorë, mendoj se jam kthyer përfundimisht këtu për të mos e lënë më kurrë.

Veten time e mendoj më frytdhënëse në ambientin akademik”, thotë zonja Duka.

Të dy thonë për A2 CNN se hynë në parlament për ideal, por si u larguan prej tij?

“I zhgënjyer, patjetër, sepse nuk pata mundësinë që në të gjitha rastet, të shpalosnim në mënyrë profesionale të gjithë ato mendime që ne kemi.

Parlamenti është kthyer në një tautologji grindjesh, sherresh, linçimesh, deformimesh”, shprehet Rrokaj.

“Tre muajt e parë të Parlamentit kujtoj që kam dëgjuar atje fjalime shumë interesante, por pas janarit të vitit 2018 vajtja në Parlament u bë shumë e bezdisur”, kujton Duka.

Pas dorëzimit të mandatit në 21 shkurt, Rrokaj dhe Duka iu rikthyen pedagogjisë, sipas kontratës që kishin me Universitetin e Tiranës.

Por a do t’i pranojnë ata privilegjet që i lë pas detyra e ligjvënësit?

“Si dekane, kisha një diferencë shumë të vogël, 20 apo 30 mijë lekë të vjetra në krahasim me rrogën që merrja si deputete.

Di që do të marr shumë pak, një shtesë mbi rrogën time, por jo gjysmën e pagës, dhe nuk e di ç’do të fitoj për pensionin, që në raport edhe me atë që do të fitoj si profesore, nuk është ndonjë ndryshim i madh”, thotë Duka.

“Çdo gjë që më takon, natyrisht nuk e kuptoj pse nuk duhet ta marr, jemi brenda një ligji dhe çdo gjë që është ligjore është e pranueshme për mua”, shprehet Rrokaj.

Gjatë periudhës së bojkotit , ish deputetët e opozitës u paguan me gjysmë page. Fakt ky që bërë që disa prej tyre të padisin Kuvendin e Shqipërisë.

Pas dorëheqjes së deputetëve të opozitës, deri më tani numri i atyre poshtë listave që kanë pranuar mandatin, ka shkuar në 19.

/a.rada

Next Post
Shqiptari kapet me sasi të madhe kokaine në Athinë

Shqiptari kapet me sasi të madhe kokaine në Athinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com