• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhet vetting për “kopshtarët” e (pa)drejtësisë…!?

by Ilir Çumani
07/10/2016 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NGA  ILIR ÇUMANI

Korrupsioni është një plagë e madhe, me rrënjë shumë të thella në të gjitha sistemet, veçanërisht në sistemet me demokraci të brishta dhe shoqëritë hibrite si kjo e jona.

Arsyeja përse korrupsioni është tepër i vështirë për t’u luftuar me efikasitet të plotë, qoftë edhe me mjetet më të stofistkusra që zotërojnë sot agjensitë shtetërore të ligjitzbatues, është fakti se, në të nuk përfshihen vetëm ata individë të rastësishëm që ushtrojnë paligjshmërinë e tyre në mënyrë sporadike.

Në skemën e korrupsionit  përfshihen një numër i konsiderueshëm i atyre njerëzve të pamoralshëm dhe kurajoz, që zotërojnë funksionet publike dhe që kanë pushtet,  të cilët, me veprimet dhe mosveprimet e tyre e shpërdorojnë detyrën dhe besimin e publikut në mënyrë të kamufluar dhe tepër të zgjuar e të rafinuar, duke rekrutuar një numër të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh “besnik”  në zinxhirin administrativ ku ata veprojnë, ku të gjithë, kush më shumë, e kush më pak, janë përfitues përmes abuzimit dhe paligjshmërisë.

E veçanta që e bënë të vështirë luftën ndaj korrupsionit, është fakti se, hallkat e zinxhirit që e mbajnë gjallë rrjetën e tjerrur të këtij sistemi, janë aq fort të lidhura e të koklavitura pazgjidhshmërisht në mënyrë kapilare, aq sa është e pamundur t’i zgjidhësh ato nyje me fijet e padukshme që janë përdorë.

Gjykoj se, fenomeni i korrupsionit, ka një “imunitet” jashtëzakonisht të fortë  në një mjedis si ky i yni edhe për shkak të kulturës, të perceptimit që mbart dhe ushqen  një pjesë e shoqërisë në raport me të.

Kjo pjesë e shoqërisë, gjithmonë i ka konsideruar dhe i konsideron të gjithë ata persona që janë të përfshirë në korrupsion si njerëz të “zot”, të “shkathët”, që janë të aftë të bëjnë atë që shumica e shoqërisë nuk e bënë.

Madje, modeli i përfitimit përmes abuzimit, duke u pasuruar sa më shpejtë dhe në një kohë të shkurtër në kurriz të paligjshmërisë, është ai më tunduesi dhe më joshësi që ndodh shpesh në koracën njerëzore.

Këtu qëndron dilema: “Të jesh apo të mos jesh, të bëhesh apo të mos bëhesh”, që shpesh  ky grupim njerëzish nuk arrin të kuptojë qartësisht shkallën e lartë të rrezikshmërisë që sjell ky fenomen në dëm të shumicës, në dëm të shoqërive që luhaten në ekzistencën dhe mosekzistencën e tyre, sidomos në periudha të zgjatura tranzitore dhe kaq kaotike siç është shoqëria shqiptare.

Armiqtë më të mëdhejnë të korrupsionit, deri në agoninë e tij, janë pushteti gjyqësor dhe prokuroria, ata që në emër të DREJTËSISË kanë instaluar sistemin e PADREJTËSISË.

Janë disa palo “avokatë” –  sekserë  apo të ashtuquajtura “studio avokatore”, që në vendin tonë janë kthyer në “kopshtarët” që gatuajnë lëndën e parë të korrupsionit dhe “ujisin kopshtin” e  (pa)drejtësisë . Janë gjykatat familjare: baba – “gjyqtar”, bir – “avokat”, mbesë – “notere” apo apo nuse e djalit – “përkthyese”.

Të gjithë këta, e kanë kthyer sistemin e (pa)drejtësisë në një çorbë që se merr vesh i pari të dytin. Me këta do gjejnë drejtësi shqiptarët…!?

Ligji i vettingut, duhet të përfshijë pikërisht jo vetëm trupën gjyqësore më të korruptuar në rajon dhe më gjerë, por edhe disa pseudoavokatë, adoleshent në profesion,  të pispillosur e të kapardisur, të cilët  edhe pse buzët i kanë ende me qumësht dhe mjekrren me push, falë baballarëve – gjyqtarë të korruptuar, (edhe pse fëmijët e tyre nuk kanë ditët e mjaftueshme të përvojës së punës në profesionin që ushtrojnë), sot, zotërojnë studio të tilla superluksoze “avokatie”, që në fakt edhe një avokat karriere 80 vjeçar me mjekër në Gjermani, në SHBA, në Kanada apo në Zvicër, do ti kishte zili këta “avokatë” – axhami.

Në respekt të profesionistëve të vërtetë, duke mos i përgjithësuar të gjithë ata avokatë  me integritet të plotë në karrierën e tyre, pjesën tjetër, (që nuk janë pak), pa frikë do t’i konsideroja pa patur asnjë rezervë një e keqe e madhe e sistemit të (pa)drejtësisë dhe e mbarë shoqërisë shqiptare.

Disa nga këta pseudoavokatë –  sekser gjykatash, sot zotërojnë “studio avokatie” që në fakt s’janë gjë tjetër,  veçse studio gjobevënësish ndaj atyre që janë më të dobëtit e shoqërisë, (gjahu i kapur në rrjetat e tyre), që për çudi, në kurriz të këtyre të fundit kalojnë nëpër duar milionat e punëve të pista duke bërë pse jo edhe evazion fiskal.

Me një fjalë, reforma në drejtësi dhe ligji i “vettingut”, duhet të përfshijë në radhë të parë disa nga këta pseudoavokatë – sekserë gjykatash, të cilët janë kthyer në “kopshtarët”  më të zellshëm që përmes korrupsionit  të tyre “ujisin” çdo ditë “kopshtin” e  (pa)drejtësisë në gjykatat tona. Kjo do të ishte reforma reale në drejtësi!

 

Next Post
Trupi “vibrant” i Kylie Jenner… (FOTO)

Trupi "vibrant" i Kylie Jenner... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

March 15, 2026
Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

March 15, 2026
Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

March 15, 2026
Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

March 15, 2026
“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

March 15, 2026
Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In