• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duhet të varesha në sheshin Skënderbej…” ish-Kryeprokurori tregon si e shkarkuan: Më akuzuan se…

by A R
23/07/2024 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Theodhori Sollaku, ish-Prokurori i Përgjithshëm ishte pjesë e panelit të emisionit “Top Story” në Top Channel.

Ai ka treguar për mënyrën e padrejtë se si u shkarkua nga detyra që mbante, si Prokuror i Përgjithshëm, pas ndërrimit të pushteteve në vitet 2005-2013.

Theodhori Sollaku: Unë e nisa 2-3 vitet e para 2002-2004-2005 me një seriozitet masksimal sepse kisha dhe rregullimin kushtetues që Prokurori i Përgjithshëm gëzonte një mbrojtje shumë të fuqishme. Ishte pa mandat dhe rastet të cilat duhet të ikte nga pozicioni i punës kishin të bënin kur ai shkel rëndë ligjin. Unë qëndrova 6 vjet si Prokuror, normalisht kam punuar qetë tre vitet e para. Në 2005 filloi lufta e opozitës atëherë edhe mazhorancës, nuk po përmendim emrat e viteve 2005-2013, që fushata ishte lufta kundër korrupsionit dhe Prokurori fle mbi dosjet e krimit, po ta keni dëgjuar atë shprehjen e famshme atëherë. Derisa u ndryshua pushteti, të gjitha sinjalet ishin për të dhënë dorëheqjen. Unë kisha dëgjuar ‘llahtarira’ që dilnin nga politikanët kryesore të opozitës atëherë, çfarë nuk thoshin.

Thosha si ka mundësi, si mundet këta të flasin në këtë formë sepse nuk isha mësuar me politikën. Pas shumë përpjekjeve për t’u larguar thashë jo, nuk do largohem pa më thënë pse. Për shembull një akuzë ishte ‘nuk ka akuzuar 300 kriminelë që i kërkon Interpoli’, ndërkohë kuadri jonë kushtetues ishte që s’ka problem t’i arrestosh, jo 300 por edhe 1000 të jenë, por kur ka marrëveshje bilaterale me shtetet për t’i ekstraduar. Unë i thashë hajde të bëjmë marrëveshje me shtetet që ju keni merak dhe të bëjmë procedurat e nevojshme. Por kushtetuta nuk të lejon që shtetasin tënd ta nxjerrësh, t’ia çosh një vend tjetër në qoftë se nuk ke një marrëveshje. Kur ika unë nga detyra, u shkarkova, atëherë bënë marrëveshje bilaterale.

U bë marrëveshja me Italinë, ika unë dhe ishte pengesë, nuk mund të arrestoje dot. Këtë i thosha dhe unë atyre që vinin të kërkonin dorëheqjen time, ore e kuptoni 300 veta unë, unë do isha varur tek sheshi Skënderbej në qoftë se do ishte e vërtetë kjo. Ky është një institucion shumë i rëndësishëm, Prokurori i Përgjithshëm dhe ju e leqendisni nëpër media. Njerëzit thoshin diçka dinë këta. Më thirri dhe presidenti Mojsiu atëherë, i thashë ore unë nuk e kam problem fare, unë nuk jam bërë Prokuror i Përgjithshëm sa të jetë jeta, por edhe kështu si veprojnë këta nuk është normale. Pavarësisht problemeve që hasa në pjesën e dytë të mandatit, për mua ka qenë një nder, jam munduar të bëj më të mirë.

/a.r

Next Post
Basha “hap thesin” sërish: 2 mijë euro rroga për të rinjtë, do punësoj direkte 25 mijë persona

Basha "hap thesin" sërish: 2 mijë euro rroga për të rinjtë, do punësoj direkte 25 mijë persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In