• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Duhet të nisësh hetimet për Hunter Biden nëse dëshiron të takohesh me Trump”/ Zbulohen dhjetra mesazhe mes diplomatëve

by Java News
04/10/2019 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndihmësit e Donald Trump i thanë presidentit ukrainas që të hetojë Hunter Biden dhe zgjedhjet e vitit 2016 nëse ai dëshironte një vizitë në Uashington, zbuluan 23 faqe me tekste.

Tre komisione të Dhomës së Përfaqësuesve kanë publikuar me dhjetëra mesazhe telefonike të shkëmbyera mes diplomatëve amerikanë në Ukrainë ku diskutojnë se si të trajtohet një përgjigje ndaj kërkesës së Presidentit Donald Trump që vendi të nisë një hetim mbi familjen e Joe Biden-it.

Publikimi pason një intervistë gati 10-orëshe me ish të dërguarin amerikan në Ukrainë Kurt Volker. Ishte ky i fundit që u dha mesazhet telefonike ligjvënësve të këtyre komisioneve.

Në mesazhe zoti Volker dhe dy diplomatë të tjerë diskutojnë se si t’u “qasen” kërkesave të zotit Trump për hetimin e kundërshtarit të tij politik.

Në një mesazh të shkëmbyer mes zotit Volker dhe ambasadorit Gordon Sondland diskutohet një projekt-deklaratë sipas së cilës qeveria e Ukrainës do të shpallte një hetim mbi zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe rreth një kompanie, në të cilën ka shërbyer si anëtar bordi djali i zotit Biden, Hunter Biden.

Presioni i dyshuar që zoti Trump ka ushtruar mbi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy është subjekt i hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve për ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit Trump.

g.kosovari

Next Post
Gjithçka ndodhi në gjyqin ndaj Izet Haxhisë

Përzgjidhen tre gjyqtarët që do të hetojnë dosjen ’Hajdari’, ja kur nis shqyrtimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com